Ministry of Health and Social Welfare

04 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,427 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes gjatë kësaj periudhe 32,505 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit ose 64,210 vaksinime të aplikuara jashtë vendit deri më sot.
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë:
1,151,568 doza të para
1,046,362 doza të dyta
149,519 doza të treta

Në raportimet e vaksinimit në vijim do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
Në total janë kryer 2,411,659 vaksinime antiCOVID.
**Numri total i vaksinimeve te raportuara sot, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit