Ministry of Health and Social Welfare

23 Gusht – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,376,763 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 589,253 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e dielë, datë 22 gusht janë kryer 3,414 vaksinime në të gjithë vendin.