Ministry of Health and Social Welfare

03 Korrik – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte ne qytetarët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,013 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 981,499 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 412,147 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.