Ministry of Health and Social Welfare

04 Maj- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14,293 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 518,679 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.