Ministry of Health and Social Welfare

18 Shkurt- Vijon me ritme të larta procesi i vaksinimit në 3 qendrat e hapura në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Në 24 orët e fundit janë kryer 736 vaksinime.
Në qendrën e vaksinimit në Tiranë janë kryer 331 vaksinime, në qendrën e vaksinimit në Shkodër janë vaksinuar 174 personel shëndetësor dhe në qendrën e vaksinimit në Vlorë janë kryer 166 dozat e para për mjekët dhe infermierët.
Deri tani janë vaksinuar me dozën e parë 2413 persona, 636 me dozën e dytë dhe në total janë kryer 3049 doza të vaksinës antivCOVID.