Ministry of Health and Social Welfare

 

Sot, në Ditën e Europës, sjellim standardet më të larta dhe cilësinë europiane në Kirurgjinë Shqiptare!

Happy #EuropeDay

Tiranë, 09/05/2016

Realizuam sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tetë ndërhyrjet e para kirurgjikale me projektin e ri të integruar të shërbimit të instrumentave kirurgjikalë

Me projektin e ri sigurojmë furnizimin me 6 mijë modele instrumentash dhe 96 mijë instrumenta kirurgjikalë

Këto instrumenta do të jenë të grupuar sipas 13 nënspecialiteteve kirurgjikalë dhe në 71 set-e të ndryshëm. Në çdo moment do të jenë rreth 3 mijë set-e disponibël, për të plotësuar nevojat e shërbimeve kirurgjikale në të gjitha spitalet në vend.

Shërbimi i ri i integruar i instrumentave kirurgjikalë përfshin 5 elementë:

1. Furnizimin e instrumentave kirurgjikalë të ndarë në set-e të personalizuar sipas kompleksitetit të ndërhyrjes kirurgjikale (e lartë, e mesme, e ulët, mikrokirurgji);

2. Sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë;

3. Furnizimin e materialeve mjekësore njëpërdorimëshe të buta për cdo ndërhyrje kirurgjikale (veshje të perosnelit mjekësor në sallë dhe mbulesa të shtratit operator);

4. Dezinfektimin e sallave të ndërhyrjeve kirurgjikale;

5. Përpunim të mbetjeve spitalore që krijohen në sallë për t’i shndërruar në mbeturina.

Investimi fillestar deri në vitin e dytë dhe riinvestimi në tre vitet e fundit të kontratës për shërbimin e integruar të instrumentave të sterilizuar kirurgjikalë është rreth 14 milionë euro.

#MSH #NdryshimeReale #QentëLeTëLehinKarvcaniDoEcëPërpara{:}