Ministry of Health and Social Welfare

Videoskandali, Beqaj te ‘5 pyetjet’ “Në spital u lejuan ata që e sollën”

Tiranë, 6/1/2015 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i ftuar dje (5/1/2015) në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në A1 Report ka folur për sigurinë në spitale ku në fokus ka qenë rasti i videoskandalit që tashmë prej disa ditësh qarkullon në rrjetet sociale ku dy tre të rinj ngacmojnë seksualisht një minorene e cila ishte e shtruar pa ndjenja në ambientet e urgjencës së QSUT-së.

Pas verifikimeve të bëra nga ana e autoriteteve Beqaj bën me dije se vajza është sjellë më 27 prill rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga bashkëmoshatarët e saj. Sipas tij sapo vajza është paraqitur në ambientet e QSUT-së dhe është shtruar në urgjencë është kontaktuar policia për të  njoftuar prindërit e saj.

Beqaj sqaron se kontaktimi i policisë u bë pikërisht se vajza nuk shoqërohej nga familjarë, por nga persona të tjerë të njohur, të cilët ishin bashkëmoshatarë të saj, të cilët u lejuan të shoqërojnë të miturën në urgjencë.

Duke folur më tej, Beqaj cilëson si më skandaloze praninë e Evarist Pashës i cili është sekser i një agjencie funeralesh dhe gjendej aty rastësisht dhe nuk kishte lidhje me asnjë prej të shtruarve.

Më tej Beqaj konfirmon se këto raste nuk mund të ndodhin më, pasi pas muajit qershor të këtij viti është forcuar rregulli në urgjencë ku është vendosur edhe një holl pritjeje, në mënyrë që shoqëruesit të mos hyjnë në dhomat e të sëmurëve.

Gjatë intervistës, Beqaj ka sqaruar edhe situatën e krijuar me reagimin e ambulancës në vdekjen e këngëtarit të njohur, Dr. Flori.

“Ambulanca ishte aty, dhe familjarët kanë thënë kemi një të dehur që është i dhunshëm, shërbimi i ambulancës iu ka thënë të vijmë me policinë, pasi në këto raste ambulance shoqërohet nga policia, ata kanë thënë jo. Në momentin që një komshi ka thënë kemi një të sëmurë rëndë ka arritur ambulanca për 4 minuta.”- tha Beqaj.

Intervista e plotë
Ngjarja e ndodhur nuk është mohur nga Ministria e Shëndetësisë. Të shtunën në mbrëmje unë dhe drejtoresha e QSUT-së kemi bërë një deklaratë nga mjediset në të cilat mendohet se është bërë ai filmim. Ajo që kemi thënë është kjo që pamjet tregojnë një ngjarje të hershme,  në kuptimin qe në ishim të sigurt që ajo ngjarje ishte para qershorit 2014 sepse nga qershori 2014 e në vijim mjediset jo vetëm që kishin një tjetër pamje por ne kishim vënë dorë në të gjithë urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Kur ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur në 27  prill 2014 në orën 4 të mëngjesit dhe kjo është e dëshmuar në faqen e regjistrit të QSUT-së për këtë rast. Një shtetase është paraqitur në gjendje me intoksikacion nga alkoli dhe gjendja është stupore ashtu siç shkruhet në regjistër në orën 4 të mëngjesit. Ndërkohë në orën 04:04 të mëngjesit është lajmëruar patrulla e përgjithshme e policisë e cila shërben përgjithësisht në repartin e kirurgjisë në të cilin ka më shumë ngjarje të rënda me armë të ftohta apo armë zjarri. Policia është njoftuar për këtë ngjarje në mënyrë që të lajmërohen familjarët, pastaj ajo ka ndejtur aty deri në orën 06:30 minuta të mëngjesit kur është larguar pasi është ndjerë mirë dhe është larguar me konsensusin e vetë. Gjatë këtyre dy orë e gjyësëm i janë bërë mjekimet e nevojshme nga mjeku i urgjencës , mjeku toksikolog dhe infermierët bashkë me mjekimet përkatëse. Sigurisht që ngjarja është e rëndë. Pamjet flasin vetë, ne po i analizojmë për të parë tashmë që e identifikuam se cili është, si ka ecur, çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë ditë, çfarë pjese nuk është respektuar siç duhet e protokollit nga ana mjekësore.

Çfarë pjese nuk është respektuar?
Deri tani nuk na rezulton që nga ana e protokollit mjekësor të mos jetë respektuar ndonjë gjë jo siç duhet. Ndërkohë që së dyti ashtu siç e shpjegova që nga qershori e deri në momentin që flasim ka tjetër mënyrë administrimi të spitalit.

Kishte kamera sigurie dhe si u identifikua rasti?
Ka kamera sigurie në QSUT, por filmimet ruhen vetëm 48 orë. Ngjarja për të cilën flasim është filmuar nga një kamera amatore, ka dalë në rrjetet sociale, pastaj është përcjellë në media dhe nëpërmjet medias jemi njohur edhe ne, ashtu siç është njohur edhe policia e cila ka filluar që në drekën e së shtunës hetimet paraprake. Vajza ka qenë e shoqëruar dhe në urgjencë lejohet të jetë e shoqëruar, por vetëm një prej personave i lejohet të rrijë aty. Ne kemi qenë të vetëdijshëm që nuk kanë qenë familjarët, ndaj i kemi thënë policisë që brenda 4 minutave të njoftojë familjarët. Pasi një vajzë, për më tepër në moshën 17 vjeç edhe pse ajo ka qenë pa ndjenja, gjeneralitet e saj janë të gjitha, ndaj dhe mjeket pasi ekzaminojnë rastin e vlerësojnë atë dhe më pas kalojnë te një i sëmurë tjetër. Po atë ditë kemi një të sëmurë edhe në 03:50 edhe në 03:40 e më pas rasti në fjalë.

Duhet të kishte një mjek te koka apo të paktën një infermier?
Jo nuk ka nevojë të ketë një mjek që të rrij aty në çdo moment, behët vlerësimi jepet mjekimi dhe kështu procedohet me pacientët e tjerë.  Nga qershori në atë mjedis ka një recepsion që nuk ka patur më parë, ka një portë hyrëse në atë ambjent me 5 dhoma, në holl tashmë ka edhe karrike ku mund të presin familjarët sepse është e vërtetë që deri në qershor ka qenë një mjedis i çorganizuar.

Personeli mjekësor si ka funksionuar atë mëngjes?
Personeli mjekësor ka qenë në detyrë dhe kanë respektuar të gjithë protokollin. Është e sqaruar në regjistër kush janë mjekët që kanë kryer vizitat, kush janë egzaminimet që janë bërë, momenti i lajmërimit të policisë dhe momenti i largimit të vajzës nga spitali.

Pse nuk ndejti mjeku aty?
Sepse në të njëjtën kohë aty ka aq shumë pacientë, duke mos e bërë edhe të mundur por edhe të nevojshme qëndrimin e një mjeku gjatë gjithë kohës te pacienti pasi ata kanë kryer ekzaminimin dhe kanë dhënë mjekimin e nevojshëm. Ai rast është vlerësuar dhe fakti që vajza pas 2 orë e gjysëm është larguar vetë tregon se pjesa e mjekimit ka funksionuar. Ka një moment që duhet të fokusohemi, pavarësisht se ne kemi shëndetin parësor por edhe shërbimi është pjesë e sistemit, duke u kujdesur për integritetin e çdo personi që kërkon ndihmë në spital. Vajza ka qenë e shoqëruar nga të njohurit e saj, por ajo që është e papranueshme është prania e të tjerë personave që tashmë njihen në opinion që janë njerëz që në rastet kur ka fatalitete ofrojnë shërbimet funerale.

Si do zgjidhet kjo puna e personave të agjensive funerale?
Ata nuk duhet të jenë aty. Megjithatë duhet të kemi parasysh që ne parësor kemi shëndetin e pacientëve dhe përpiqemi që ata t’i mbajmë në jetë duke i ekzagjëruar, mjekuar dhe duke i përcjellë kur ata ndihen mirë. Ka patur një situatë të rrëmujshme në atë mjedis, numri i të ardhurve në atë ambjent është shumë i madh.

Nuk shikoni përgjegjësi te personeli?
Nga ana mjekësore nuk shikoj, ndërkohë nga ana e administrimit kam rezerva. Por për aq kohë sa po hetohet nga policia jemi të rezervuar pa patur detaje konkrete.

Si bëhet siguria në spitalet publike?
Siguria në spitalet publike realizohet nëpërmjet policisë private.Janë kompani që kanë të drejtë të ushtrojnë këtë lloj biznesi, kontraktohen sipas të gjitha rregullave të prokurimit dhe përpiqemi të jenë në nivelet e duhura të cilësisë së ofrimit të shërbimit. Në urgjencë ka hyrje të mëdha, 50 mijë raste në 2013 dhe 65 mijë raste në 2014. Synimi jonë primar ishte që të siguronim barna dhe të siguronim që laboratori të ishte funksional në të 24 orët e urgjencës. Spitalet janë të sigurta, ka roje dhe në rastin në fjalë veprimet janë bërë nga shokët e saj, ndaj po ju them që ajo që është e papranueshme është prania e një personi të jashtëm. Është më jashtëzakonisht e mundur që të ndodh kjo ngjarje nga qershori e ktej sesa ka ndodhur në prill.

Duhet shtuar prania e Policisë së Shtetit në ambjentet spitalore?
Sigurisht në momente të caktuar apo në raste festash apo fundjavave ne po mendojmë të kërkojmë shtesë si nga policia e shtetit edhe nga kompanitë private.

Qarkullojnë fjalët se edhe në Lushnje ka pasur abuzime seksuale në spital?
Më vjen keq të them që personi që e ka nxjerrë këtë lajm ka qenë nëndrejtori i spitalit të Lushnjes gjatë qeverisjes nga të djathtët, dhe më vjen keq që ngjarja poilitizohet pasi personi në fjalë ka pasur poste drejtuese në PD. Mbase ai flet për kohën kur ai ka qenë nëndrejtor i spitalit.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës
Urgjenca e pediatrisë është shembulli më i mirë pasi ne gjatë verës që shkoi hapëm tri qendra urgjence, por për këtë shërbim ndërgjegjësimi i shoqërisë është i vakët.

Në rastin e Dr Florit, faji iu la ambulancës që shkoi me vonesë.
Ambulanca ishte aty, dhe familjarët kanë thënë kemi një të dehur që është i dhunshëm, shërbimi i ambulancës iu ka thënë të vijmë me policinë, pasi në këto raste ambulance shoqërohet nga policia, ata kanë thënë jo. Në momentin që një komshi ka thënë kemi një të sëmurë rëndë ka arritur ambulanca për 4 minuta. Ndërkohë duhet të them se 70 % e urgjencave në vendin tonë nuk bëhen me autoambulancë. Synimi ynë është që shërbimi i urgjencës të funskionojë i plotë nga janari 2016. Nisur nga situatë ku e gjetëm dhe ku do të arrijmë besoj se ja kemi arritur të mbajmë ritmin e shërbimeve ashtu siç duhet. Furnizimi me barna ka funksionuar shumë mirë.

A Mungojnë ilaçet bazike në spitale?
Jo nuk është e vërtetë, janë të gjitha perceptime, që nga prilli e maji i vitit 2014 këto janë stabilizuar. Kanë ndodhur ndryshime radikale në furnizimin me barna e medikamenete. Këtu flas për të gjitha spitalet në Shqipëri, që nga Shkodra deri në Korçë.

Gjatë fushatës ju keni thënë se çmimet e ilaceve në Shqipëri do jenë sa në vendet e origjinës. Ndërkohë çmimet janë akoma të larta.
Çmimet janë ende të larta, por ato kanë vazhduar të ulen që nga viti i kaluar, ku që nga data 1 Prill kemi hequr TVSH për ilaçet. Ndërkohë, që nga 1 Janari I këtij viti, pra që nga fillimi I këtij muaji është hequr edhe TVSH për pajisjet e dëgjimit, shikimit, protezat, valvolat, e gjithë pjesa dentare që kthehet në pjesë jetike është hequr TVSH 20 %. Javën e ardhshme ne do të kemi çmime të reja të barnave ulje me një mesatare prej 30%. Ka barna që rimbursohen 100%, barna që merren nga spitali dhe barna që blihen me para në dorë. Disa prej këtyre ilaçeve që preken nga ulja e çmimeve, janë ilaçe për sëmundjet tumorale, kardiovaskulare etj. Me këtë skemë ne do të kemi më shumë barna në spital, me shumë barna në rimbursim dhe barna që qytetarët i blejnë me 30% më pak.

Premtimi juaj ishte shëndetësi falas, ende nuk është realizuar kjo?
Është një nga angazhimet tona kryesore, e cila kryesohet nga taksimi i përgjithshëm. Para se të shkojmë te ky lloji sistemi duhet të rregullojmë ca pjesë kryesore të sistemit të shëndetësisë. Si ajo e skemes së barnave, me recetëmn elektronike e cila po aplikohet si projekt pilot në Durrës. Do të ketë një optimizim të rrjetit spitalor, dhe optimimin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës.

A ka një studim tregu për këtë, sa kushton?
Sigurisht program I kontrollit bazë që fillon tani dio të na ndihmojë për të kumtpuar shërbimin eptimologjik të shoqërisë. Për të kuptuar sëmundjet që prekin më së shumti shoqërinë.

E mendoni mbylljen e disa spitaleve?
Do të bëhet kthimi i disa spitaleve në spitale ditore. Dhe në momentin që konstatojmë se pacienti kërkon trajtim më afatgjatë atëherë transportohet në spitalet që janë optimizuar. Brenda 3 muajsh do fillojnë të funksionojnë shërbimet mjeksore pa pagesë. Do të jenë pesë njësi të lëvizshme nëpër të gjithë Shqipërinë. Në këtë kontroll do përfshihen analizat e gjakut, të urinës dhe analizat për kancerin e zorrës së trashë. Janë 900 mijë vetë rezidentë në Shqipëri që do të përfshihen në këtë kontroll. Këtë nuk e bëjëm vëtëm për një të siguruar por për këdo që paguan taksa në Shqipëri.

Si do funskionojë mjeksia elektronike?
Projekti më i rëndësishëm është ai që ka filluar në muajin shtator me financim të qeverisë austriake. Kurdo që një qytetarë paraqitet në një qendër shëndetësopre, kjo qendër mund të tërheq elektronikisht kartelën e pacientit nga shërbimi spitalor.

Jeni shprehur se mungesa është një nga mungesat e sistemit shëndetësor?
300 mjek specialist mungojnë në shërbimin mjeksor nëpër rrethe, kryesisht në pediatri. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ne kemi dhe kjo nuk merr zgjidhje shumë shpejt. Kjo ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve, për 3 vite rrjeshtë kanë qenë mbyllur specializimet, e dyta shumë njerëz i janë futur fushës farmaceutike dhe e treta disa mjek kanë zgjedhur punojnë në sistemin privat.

Shqetësimi i sistemit shëndetësor është korrupsioni, a ka ndonjë luftë kundër tij, mjekët infermieret paguhen nën dorë siç bënin edhe më parë.
Drejtësia dhe shëndetësia në Shqipëri perceptohen si dy sektorët më të korruptuar. Deri sa ka një përceptim të tillë fenomeni ekziston. Ne po përpiqemi të kufizojmë sa më shumë këtë fenomen. Nga intervistat anonime që ne bëjmë janë shumë të paktë ata që e pranojnë se kanë dhënë lek nën dorë. Po përpiqemi tu marrim qytetarëve me sms atë çfarë ndeshin në spital. Këtë praktikë e ndjekim 48 orë pasi ata janë larguar nga spitali. Më shumë se gjysma nuk e deklarojnë këtë. Ne këmi edhe një problem kulturorë që lidhet me fenomenin e peshqeshit.

A janë kushtet dhe pagat e mjekëve shumë të ulta çojnë në këtë fenomen?
Ne këtë po bëjmë po rrisim pagat po përmirësojmë sistemin. Ajo që ne po bëjmë është se fillmi i kostimit të paketave, me financim të qeverisë italiane, ndihmon në përmirësimin e këtij fenomeni.

—###—

Burimi: Redaksia Online (a.h/shqiptarja.com) | http://tinyurl.com/nyz529c

VIDEO | http://youtu.be/RfcyIpatVlc{:}