Ministry of Health and Social Welfare

Ministri Beqaj përuron punimet e rikonstruksionit të DRSHP në Berat: “20 ambulanca dhe 1 helikopter i ri së shpejti në shërbim të qytetarëve”

Berat, 23/11/2014 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka maërë pjesë dje (22/11/2014) në ceremoninë e përurimit të punimeve të rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve të ndërtesës së Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik (DRSHP) në Berat. Nëpërmjet investimit të realizuar falë një bashkëpunimi me Këshillin e Qarkut Berat, kjo godinë u rikonstruktua duke ndryshuar plotësisht fasadën, e cila ndodhej në një gjendje të mjeruar, dhe duke riparuar e rikthyer në gjendje funksionale të gjitha mjediset e brendshme të DRSHP-së.

Duke përshëndetur punonjësit e këtij shërbimi dhe autoritetet e qeverisjes vendore të pranishëm në takim, Ministri Beqaj u shpreh se ministria e shëndetësisë është e vendosur për të të ofruar jo vetëm shërbim cilësor të mirë, më tepër barna, por dhe mjedise cilësore infrastrukturore në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.

Gjithashtu, duke i’u përgjigjur interest të mediave të pranishme, kreu i shëndetësisë ka folur edhe për projektet dhe nismat e ministrisë së shëndetësië që synojnë plotësimin e mangësive dhe përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore në vend, duke premtuar se 20 autoambulanca të reja dhe 1 helikopter i ri do të jenë së shpejti në shërbim të pacientëve shqiptarë.

“Ne kemi nevojë ta rithemelojmë shërbimin kombëtar të urgjencës mjekësore,” – tha z. Beqaj, duke shtuar se, – nëpërmjet këtij shërbimi do të sigurojmë prani të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse për t’ju përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë gjithë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma.

“Gjithashtu, së shpejti, do të fillojmë me programin e kontrollit bazë shëndetësor për poullsinë 40-65 vjeç,” – tha ai, duke theksuar se ky është edhe hapi i parë në rrugën e plotësimit të angazhimit themelor të programit qeverisës për sigurimin e mbulimit universal në vend.

Gjithashtu, ministri Beqaj i’u përgjigj interesit të mediave lidhur me specializimet e munguara prej më se tre vitesh në mjekësi, ku theksoi mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, duke shpjeguar se për të plotësuar këto mangësi do të rihapen specializimet me 360 kuota. “Kemi marrë vendimin në Qeveri për të rihapur specializimet,” – tha ai, duke theksuar se “janë 360 kuota, dhe besoj se javën e ardhshme, Universiteti i Mjekësisë do të realizojë edhe konkurset.”

Takimi i Ministrit Beqaj në DRSHP-në e Beratit u zhvillua në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese që u organizuan në bashkëpunim me shoqërinë civile, mësues, nxënës, mjekë, punonjës të shëndetësisë e qytetarëve të Beratit më mbështetje të nismës “Shqipëria Jo Duhanit”.

—###—{:}