Ministry of Health and Social Welfare

Arvizu në Pukë: Kujdesuni për shëndetin tuaj, lini duhanin

Tiranë, 20/11/2014 – Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj i është bashkuar sot (20/11/2014) vizitës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander A. Arvizu, në qytetin verior të Pukës, ku janë mirëpritur nga fëmijët e Qendrës Kulturore, të cilët kanë kërcyer vallen popullore tradicionale të zonës.

Ambasadori amerikan ishte sot në Pukë për të marrë pjesë në Panairin e Shëndetit dhe për të ngritur çështje të rëndësishme shëndetësore, si dhe për t’u njohur me traditat kulturore të qytetit.

Ambasadori Arvizu ne fjalën e tij përgëzoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Korpusin e Vullnetarëve të Paqes për promovimin e jetesës së shëndetshme nëpërmjet këtij panairi.

“Ky aktivitet është për ju, prandaj dua t’ju nxis të gjithëve që të zbuloni stendat dhe të bëni pyetje, në mënyrë që të mësoni si mund të parandaloni sëmundjet dhe të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj”, u tha ambasadori qytetarëve të Pukës.

“Nëse doni të bëni një ndryshim për shëndetin tuaj, atëherë unë do ju nxisja që të lini duhanin”, tha ai.

Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Pukës për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi bukurinë dhe burimet natyrore të qytetit dhe nxiti qytetarët për të punuar së bashku për të kapërcyer pengesat që mund të dalin përpara e të gjejnë mënyra për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e komunitetit të tyre.

Ndërkohë, z. Rjepaj tha midis të tjerash se ministria e shëndetësisë e mbështet këtë panair shëndetësor edhe për faktin se është mishërim i asaj çka po bëjmë aktualisht me programin e kontrollit bazë shëndetësor pa pagesë për popullsinë 40-65 vjeç. “Do të ketë investime në të 415 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë,” – tha më tej ai, duke shtuar se “me këtë program kontrolli shëndetësor që fillon së shpejti, ne po investojmë për mbrojtjen e shëndetit”.

Ky aktivitet vjetor synon të rrisë ndërgjegjësimin në komunitet mbi disa çështje shëndetësore dhe fokusi i këtij viti është zbatimi i fushatës anti-duhan, si dhe abuzimi me alkoolin dhe dhuna në familje. /a.ke/Më pas, Ambasadori Arvizu, së bashku me drejtorin e Korpusit të Vullnetarëve të Paqes dhe Kryetarin e Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, vizituan Panairin e Shëndetit, organizuar nga Drejtoria e Shëndetit Publikun në qytetin verior të Pukës.

—###—

 {:}