Ministry of Health and Social Welfare

Ministri Beqaj në Konferencën NTAM 2014:
“Shembull i shkëlqyer i zbatimit praktik të kërkimit shkencor në shëndetësi”

Tiranë, 07/11/2014 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë sot (07/11/2014) në Konferencën e parë Ndërkombëtare në fushën e shkencave të aplikuara “New Technologies and Applications in Medicine, NTAM 2014” organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në vijim, fjala e plotë e Ministrit Beqaj në Konferencë.

—###—

Mirëdita!

Besoj se flas edhe në emër të koleges time (sh. red., Ministre e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla), sepse që të dy ne jemi produkte të Fakultetit të Shkencave të Natyrës – dhe është me të vërtetë kënaqësi të shkëputemi pak kohë dhe të rikthehemi në mjedise që i kemi ende përzemër. Megjithëse nuk e kuptova, pse na latë të izoluar të dy vetëm, dhe të paktën tani do t’ju kërkoja që të mos ma linit Ministren vetëm.

Së dyti, ju vendet dashamirëse, në një aktivitet të Universitetit Politeknik, pa përkthyesin tonë dhe me probleme zëri, mirë është të mos merremi më.

Besoj se, këtu sigurisht mund të flitet vetëm anglisht, por sa për mendime patriotike, vazhdojmë që të flasim gjuhën amtare.

Unë në fakt, për një rrethanë të veçantë familjare, që shumë nga ju e dinë dhe s’kam pse ta shmang, para 30-35 vjetësh, bëhet një debat në familjen time, vetë më dukej pak interesant: A mund të bëhet Fakulteti i Shkencave në Shqipëri?

Dhe besoj, vetë duke qenë produkt shkencash ekzakte, në Shqipëri mund të bëhej në gjuhësi, albanologji, histori, e kështu me rradhë.

Por, sot, jam shumë i kënaqur që pashë programin dhe pa dashur të bëj diversion, këta që kanë ndjekur këtë program të paktën, e kanë kuptuar më mirë se çdo njeri tjetër Programin e Qeverisë në shëndetësi dhe punojnë për ta zbatuar më shumë se ç’bëjmë në Ministri.

Në programin e qeverisë mund të them që janë dy grup-sëmundjesh, të cilat do të adresohen më shumë: sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet tumorale. Dhe nëse do të lexojmë programin, fillojmë me fushatën për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, që sapo e mbyllëm dhe vazhdojmë me elementë të tjerë shumë të rëndësishëm. Nesër flitet për përdorimin e GIS-it në vendim-marrjen në emergjencën mjekësore.

Në datën 30 miratuam ligjin për këtë punë, nuk dua të bëj politikë, por shoh që jemi të paktën në të njëjtën linjë. Dhe të paktën, unë besoj se sot mund të komunikojmë me shkencëtarët, sepse të paktën në pajisjet më të rëndësishme biomjekësore, me të cilat punohet përditë në qendrën tonë spitalore universitare, i’a kemi dalë që të arrijmë një kontratë mirëmbajtjeje të tipit full-risk 24 muaj, jo vetëm për të garantuar një terapi të përditshme të sëmurëve, por edhe për t’u dhënë mundësi mjekëve që të vazhdojnë punën e tyre shkencore dhe t’i ndjejnë frytet e punës humane që bëjnë me pacientët.

Sot në QSUT janë 8 fizikantë mjekësorë. Ne jemi në fazën e riorganizimit të shërbimeve në QSUT dhe me drejtuesit e universitetit që janë edhe sot këtu, me organizimin e ri, këta fizikantë, edhe pse punojnë në klinika të ndryshme, në shërbime të ndryshme, të mund të punojnë edhe së bashku, për të ndarë eksperiencat e tyre. Që nga muaji maj, tek ne funksionon një akselerator linear në shërbimin e neurologjisë dhe neurokirurgjisë. Jam shumë i kënaqur, sepse vetëm sot janë 6 pacientë që e marrin këtë shërbim.

Shumë shpejt, do të fillojë nga puna ndërtimi i bunkerit të një akseleratori tjetër në shërbimin e onkologjisë.

Ndërkohë, për nga detyra që kam, më duhet të drejtoj Komitetin e Rrezatimit dhe sigurisht, edhe aty, kam punë me inxhinierë, me fizikantë. Kështu që, besoj se edhe në Shqipëri, mund të bëhet dhe të vazhdojë të bëhet shkencë.

Nuk do ta zgjas më shumë, përgëzime për nismën!

Dyert e hapura janë të tek qeveria për çdo ndihmë, brenda burimeve të kufizuara që kemi!

Punë të mbarë dhe suksese!

—###—{:}