Ministry of Health and Social Welfare

Kujdes cilësor i shërbimit shëndetësor për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Beqaj: “Inspektorati, garant i ligjit për shëndetin publik”

Tiranë, 29/07/2014 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri z. Klodian Rjepaj, mori pjesë sot (29/07/2014) në takimin e parë publik të organizuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) me strukturat lokale të shëndetit publik për inspektimin shëndetësor, me qëllim prezantimin e komponentëve dhe proçesit të ngritjes së institucionit të porsakrijuar të inspektimit shtetëror shëndetësor.

Në takimin e drejtuar nga Kryeinspektori i ISHSH-së z. Eltar Deda, u diskutuan çështje që lidhen me rolin e zyrës së Inspektorit Shtetëror Shëndetësor dhe raporti i tij me strukturat lokale të shëndetit publik në fazën tranzitore deri në ngritjen e plotë të Degëve Rajonale të ISHSH-së, si dhe u raportua dhe u diskutuan masat e deritanishme të trupave inspektuese në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 229/1, datë 04.06.2014, “Për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të verës 2014”. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për misionin, bazën ligjore, strukturën dhe organizimin e punës edhe gjatë periudhës së katër-mujorit të tretë të vitit 2014.

“Organizimi i një takimi të tillë,” – tha midis të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse në takim Ministri Beqaj, – “në kulmin e sezonit turistik, nuk është gjë tjetër, veçse një tregues i qartë i vëmendjes së veçantë që ministria e shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, i kushtojnë mbarëvajtjes së këtij sezoni si dhe kujdesit cilësor të standarteve më të larta të shërbimit shëndetsor që meritojnë qytetarët vendas edhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në vendin tonë”.

Për ne, vazhdoi më tej ai, “ruajtja e shëndetit të popullatës, përmirësimi i cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe ngritja e strukturave inspektuese në territorin e Shqipërisë, përbën edhe bazën e suksesit të punës së strukturave të sistemit të kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin”.

Sipas z. Beqaj, “përfshirja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në kryerjen e misionit të tij në bashkëpunim me strukturat e tjera inspektuese si edhe me përfaqësuesit e pushtetit vendor do të jetë kyçi i suksesit në punën tonë,” duke i’u referuar më tej edhe nismës së Kryeministrit Rama për mbajtjen pastër të të gjitha plazheve publikë për sigurimin e cilësisë së shërbimit dhe ruajtjes së shëndetit të popullsisë.

“Vetë misioni i Inspektoratit si garantues i ligjit në fushën e shëndetit publik i jep një rëndësi të veçantë zbatimit të legjislacionit nëpërmjet një strukture tërësisht profesionale”, theksoi më tej në takim kreu i shëndetësisë, duke shtuar se “inspektimi i institucioneve publike dhe jo-publike shëndetësore, të cilat deri më sot, kanë qenë jashë këtij kontrolli, do të jetë fokusi kryesor i Inspektoratit, në mënyrë që të garantojmë dhënien e një shërbimi cilësor dhe të kontrollueshëm, në themel të të cilit, qëndrojnë dijet e mirëfillta dhe të çertifikuara shkencore”.

Në vijim, fjala e plotë e Ministrit Beqaj në takim.

—###—

Pёrshёndetje, mirё se erdhёt!

Ruajtja e shёndetit tё popullatёs, pёrmirёsimi i cilёsisё sё shërbimit tё kujdesit shёndetёsor dhe ngritja e trupave të mirёfillta inspektuese tё punonjёsve shёndetёsorë nё tё gjithё vendin ёshtё njё nga premisat për suksesin e punёs sё strukturave tё sistemit shёndetёsor.

Ne bёjmё njё takim tё tillё, – qё ёshtё edhe iniciues pёr punёn konkrete tё Inspektoriatit Shtetëror Shёndetёsor, – por qё pёrkon nё kohё, edhe me kulmin e intensitetit nё sezonin turistik. Dhe ky ёshtё njё tjetёr tregues i vёmendjes, qё jo vetёm ministria (e shëndetësisë), por edhe Qeveria, i ka kushtuar inspektimit nё shёndetёsi, me qёllim qё tё kemi mё shumё siguri, tё kemi mbarёvajtje edhe nё kёtё sezon, pёr tё patur standarte, cilësi nё rradhё tё parё, sepse qytetarёt shqiptarë i meritojnё. Ne besojmё se rrisim edhe potencialin, – ose mё mirё, shfrytёzimin e potencialit turistik, – qё vendi ynë ka dhe qё ёshtё njё nga ato sektorë tё ekonomisё, ku ne, si Qeveri, jemi tё angazhuar pёr ta nxitur.

Ne jemi tё vendosur qё t’i forcojmë strukturat shёndetёsore nё tё gjithё vendin, por njёherazi, tё jemi tё gatshёm qё t’i pёrgjigjemi edhe lëvizshmёrisё apo dinamizmit tё kёtyre nevojave gjatë vitit, sepse vetvetiu, edhe pse jemi njё vend i vogël, nё stinё tё ndryshme kemi pёrqёndrime shumë mё tё mёdha tё njerёzve nё territore tё caktuara, duke rritur potencialisht edhe faktorët e rrezikut nё mёnyrë qё jo vetëm t’i paraprijmë çdo lloj sёmundjeje me diagnostikim tё hershёm, por sidomos, t’i paraprijmё çdo lloj situate epidemike.

Kёtё vit tё parё, kemi (ndërmarrë) disa hapa tё vegjёl tё pёrmirёsimit tё pranisë nё territor, edhe pse nё pjesё të caktuara, nuk jemi ende ashtu siç duhet, qoftë edhe me ato urdhёresa që kanë dalё nё muajin Maj dhe Qershor kanё ndikuar nё kёtё drejtim. Megjithatё, tashmё ka ardhur momenti qё Inspektorati tё fillojё tё funksionojё nё mёnyrё tё plotё, por gjithmonё, nuk duhet tё heqim dorё nga disa parime qё i kemi përcaktuar edhe nё program.

Kështu, kemi thёnё qё do tё shkojmë drejt njё kujdesi shёndetёsor me mbulim universal, ku nevojat e gjithësecilit do tё plotёsohen nga kontributi i tё gjithёve por, njerёzit do të kёrkojnë qё çdo anёtar i Qeverisё tё zhvillojё pёrgjegjёsitё individuale dhe, gjithashtu, do tё duhet qё edhe ata aktorë qё krijojnё efekte anёsore negative nё kujdesin shёndetёsor tё jenë, edhe ata, mё shumё tё pёrgjegjshёm me kontribut, me angazhime si dhe me parandalim.

Inspektimi i Inspektoriatit shёndetёsor publik dhe jo-publik, deri mё sot, ka qёnё, – le tё themi, – heterogjen, ndërsa tani, ёshtё në fokusin kryesor tё Inspektoriatit, sepse duhet tё jemi të pranishëm kudo: qё do tё thotё, qё inspektimi do tё kontrollojë edhe boshllёqet qё krijohen nё territor me cilёsi dhe të garantojmё qё aty ku ka profesionistë shёndeti, detyra të kryhet edhe nё bazë tё standarteve, protokolleve dhe dijeve tё çertifikuara.

Ajo qё ёshtё e rёndёsishme dhe e domosdoshme, – që ka tё bёjё edhe me fytyrёn e institucionit dhe qeverisjes tonё, – ёshtё qё detyra duhet tё kryhet jo vetёm nё mёnyrё profesionale, dhe sidomos nё mёnyrё sa mё qytetare, nё mёnyrё qё nё kontaktin e parё tё mos ekzistojё asnjё fije dyshimi pёr praktika korruptive, abuzuese apo mitmarrjeje. Prandaj, do të duhet qё nё momentin e parё, çdo detyrё qё do tё kryeni, tё shkojё si njё mesazh tek ato sipёrmarrje qё kontrolloni, se jeni aty pёr tё ndihmuar, jeni aty pёr tё plotёsuar dhe pёr tё konstatuar mangёsi dhe boshllёqe, padyshim, edhe pёr tё ndёrshkuar në përputhje me dispozitat ligjore.

Pas disa ditёsh, do tё na duhet tё pёrballemi me zbatimin edhe tё ndryshimeve tё fundit qё ju bёnë ligjit për mbrojtjen e shёndetit nga produktet e duhanit, dhe sigurisht, ёshtё sfida jonё e parё e pёrbashkёt. Nuk ёshtё sfidё e vogël. Prej disa vitesh, ka qёnё njё gjё qё ёshtё zhvilluar nё mёnyrё sporadike dhe, duhet ta pranojmё, tё pasuksesshme.

Kёshtu qё ёshtё shumё e rёndёsishme tё bashkёpunojmё në rradhё tё parё me qytetarёt, me grupet e ndryshme tё interesit, me shoqёrinë civile, me mediat, pёr tё patur njё aleancё sa mё tё gjerё pёr zbatimin e kёtij ligji pёr dy elementë kryesorë.

Nё rradhë të parë, sepse është mbrojtje e shëndetit, por është edhe zbatim i ligjit. Nëse ne do të pranojmë moszbatimin e ligjit tek një aspekt i caktuar, rrezikojmë pastaj që të biem në një situatë ku moszbatimi të kthehet në një normalitet dhe të na bjerë gjithë sistemi, dhe sidomos, përpjekjet që bëjmë dhe, që padyshim, pastaj pasqyrohen në tregues përkeqësues të shëndetit.

Ne do ta bashkërendojme punën tuaj në terren edhe me aktivizimin e një fushate shumë agresive informuese. Do të përpiqemi që të kemi edhe ne një aleancë sa më të gjerë me opinionin publik, por në fund të fundit, do të jeni ju ata që do të keni kontaktin e parë të drejtëpërdrejtë me zbatimin dhe/ose moszbatimin e këtij ligji.

Prandaj, duhet që kontakti i parë, prezenca e parë, imazhi i parë, komunikimi njerëzor të jetë etik, normal, dhe sidomos, sa më i unifikuar. Për këtë çështje, të gjithë ne duhet të flasim me të njëjtën gjuhë.

Kjo duhet të jetë një gjuhë e thjeshtë, e kuptueshme, por njëherazi, edhe të ketë elementë që jemi të prerë në zbatimin e ketij ligji. Gjithashtu, do të duhet që të bashkëpunojme sa më gjerë edhe me institucione të tjera. Me institucionet e tjera, të cilat me ndryshimin e ligjit që bëmë, do të jenë edhe ato pjesë plotësuese e funksioneve inspektuese për këtë ligj, por detyrën parësore e kemi ne.

Ne do të organizojme bashkë me doktor Eltarin (Dr. Eltar Deda, Kryeinspektor i ISHSH, shën. red.,) takime me gjithë inspektoratet e tjera, në mënyrë që edhe ata të kenë të njëjtën ndjeshmëri, por edhe formë komunikimi, për këtë aspekt të zbatimit te ligjit njësoj siç e kemi dhe ne.

Por, paralelisht do të vazhdojme dhe në këtë periudhë vijon të jetë pjesë e sezonit turistik, të mbështesim angazhimin e Qeverisë për të patur një përmirësim të ndjeshëm në shërbimet tona turistike, në infrastrukturat tona turistike, qoftë në mjediset e plazheve publike, apo qoftë edhe në ato jo-publike. Duhet, gjithashtu, në ato territore ku po zbatohet dezinsektimi, – duhet që inspektuesit të ndjekin zbatimin e këtij programi të veçantë.

Janë përcaktuar pesë territoret ku do të punojmë, dhe do të na duhet kjo gjë dhe për të parë se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm, ku programin e dezinsektimit e kemi shumë ambicioz në pjesë shumë të mëdhaja të territorit, në një periudhë më të shtrirë kohore, sepse edhe fondet për këtë qëllim janë disa herë më të mëdha.

Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju falënderoj për ardhjen sot këtu, tju përgëzoj për këtë përpjekje të parë që keni filluar, dhe t’i urojmë njëri-tjetrit suksese të përbashkëta me Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror!

Faleminderit.

—###—

 {:}