Ministry of Health and Social Welfare

Partneriteti me UNICEF, ministrja Sala: Mbrojtje të fëmijëve drejt anëtarësimit në BE

Tiranë, 22 tetor 2025 – Ministrja e Shëndetetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala priti sot në takim,Përfaqësuesine UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin.

Diskutimi u përqëndrua në fusha strategjike bashkëpunimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe investimin tek fëmijët si thelbësore për forcimin dhe mbrojtjen e Kapitalit Njerëzor, punën për Garancinë e Fëmijëve, forcimin e integrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale si dhe zbatimin e reformave në Strategjinë e Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Sala vlerësoi partneritetin me UNICEF në reforma të rëndësishme në

fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, imunizimit, shëndetit mendor për fëmijët, reformën e de institucionalizmit të fëmijëve në kujdes rezidencial, mbështetjen e reformave në fushën e aftësisë së kufizuar dhe mbrojtjes së fëmijëve drejt anëtarësimit në BE.

Nga ana e tij, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, shprehu angazhimin për të vijuar punën ngushtësisht me ekipin e MSHMS, me qëllim avancimin e mëtejshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Shqipëria është Shtet Palë i Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Protokolleve të saj Opsionale. Parneriteti me UNICEF-in ndihmon qeverinë shqiptare dhe partnerët e zhvillimit që t’i kuptojnë detyrimet që rrjedhin nga ratifikimi i këtyre traktateve dhe t’i përkthejnë ato në legjislacion, politika dhe programe kombëtare.