Ministry of Health and Social Welfare

Në takimin me vendet anëtare mbiPlanin e Përshpejtimit të Barazisë Gjinore të Sekretarit tëPërgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala konfirmoiangazhimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara politikat dhe reformat që fuqizojnë gratë dhe vajzat në vend.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se barazia gjinore është njëprioritet i qartë i qeverisë shqiptare dhe një element kyç nëprocesin e zhvillimit demokratik dhe në rrugën e Shqipërisëdrejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e Profilit të Barazisë Gjinorepër Shqipërinë, të hartuar në bashkëpunim me sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët kombëtarë, i cili ofron njëanalizë të detajuar të progresit të arritur dhe sfidave që mbetenpërpara.

Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm nërritjen e përfaqësimit të grave në jetën publike, në aksesin nëarsim dhe në forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se qeveria mbetet e angazhuar përtë adresuar sfida të tjera të rëndësishme, si fuqizimi ekonomik i grave, shpërndarja më e drejtë e përgjegjësive të kujdesit tëpapaguar dhe lufta kundër të gjitha formave të dhunës, përfshirëedhe ato që shfaqen në hapësirat digjitale.

“Barazia gjinore nuk është një privilegj i dhënë nga një gjini tektjetra. Ajo është një e drejtë themelore e njeriut dhe një investimi mençur për zhvillimin e shoqërisë. Shoqëritë që fuqizojnë gratëdhe vajzat ndërtojnë ekonomi më të forta, institucione mëgjithëpërfshirëse dhe demokraci më të qëndrueshme,” u shprehministrja në përfundim të fjalës së saj.

Në këtë drejtim, ministrja përmendi edhe reformat e funditligjore të ndërmarra nga Shqipëria, përfshirë Ligjin e ri përBarazinë Gjinore, i cili forcon përgjegjshmërinë institucionaledhe njeh vlerën ekonomike dhe sociale të punës së kujdesit tëpapaguar, si dhe Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen ngaDhuna dhe Dhuna në Familje, që zgjeron mekanizmat e mbrojtjes dhe reagimit institucional.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe vendas, duke vlerësuar rolin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, shoqërisë civiledhe institucioneve të pavarura në avancimin e politikave dhe shërbimeve për barazinë gjinore në Shqipëri.