Ministry of Health and Social Welfare

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, Ministria vijon të forcojë kapacitetet e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në zonat me fluks të lartë vizitorësh, duke garantuar akses të shpejtë dhe cilësi në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët.

👉 Pozicionet e hapura:

Mjek
Infermier

📅 Afati i aplikimit:
20.04.2026 – 27.04.2026 (08:00 – 16:30)

📍 Aplikimi dorëzohet në:
Drejtoria Qendrore e OSHKSH
Rr. “Marubi”, Laprakë, Tiranë

📄 Dokumentacioni i kërkuar:

Formular aplikimi
CV
Kopje ID
Diplomë (e detyrueshme)
Licencë profesionale (e detyrueshme)
Librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale)

💬 Kjo thirrje është pjesë e angazhimit të Ministrisë për të garantuar mbulim shëndetësor të plotë gjatë sezonit veror, si dhe për të mbështetur profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve cilësore në terren.