Ministry of Health and Social Welfare

Procesi i vaksinimit ka vijuar i qetë dhe pa probleme pas injektimit, për personelin e vijës së parë në përballje prej me shumë se 10 muajsh me COVID19.

Në 6 ditet e para janë vaksinuar në total 369 personel shëndetësor.

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.

Ndërkohë në stadiumin ‘Air Albania’ ku po kryehet vaksnimi janë zbatuar me përpikmëri rregullat e dezinfektimit, distancimit social dhe vendosja e maskës për parandalimin e COVID-19.