Ministry of Health and Social Welfare

25 qendrat shëndetësore, Beqaj: 17 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjithë​ vendin

Ministri i Shëndetësisë vizitë pune në të gjitha pikat e Bashkisë së Himarës

Himarë, 31/07/2016 – Plot 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik. Kjo është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës.

Shërbim të shpejtë dhe të specializuar e ka cilësuar Beqaj hapjen e këtyre qendrave pranë zonave bregdetare. “Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himares që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital,” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Sipas tij, këtë vit shërbimi është edhe më i plotë duke iu referuar këtu shtesës së bërë me mjekë dhe infermirë, rritjen e shumllojshmërisë dhe numrit të barnave dhe materialeve mjekësore, por edhe të vetë qendrave shëndetësore duke shtuar ato edhe ne zonat malore.

“Kemi filluar këtë shërbim nga mesi i muajit qershor. Praktikisht, këtë vit, janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshem kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por sigurisht, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit, si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik,” pohoi Beqaj.

Nga ana tjetër, mjekët kanë theksuar se çdo ditë përballen me 20-25 raste të vizitave dhe urgjencave, ndërsa rastet më të shumta kanë të bëjnë me gastroentërtet, infeksionet e ndryshme etj.” Mesatarisht kemi 15-20 vizita në ditë dhe deri në 8 urgjenca. Vetëm javën e fundit kemi bërë 90 vizita të përgjithshme dhe 50 urgjenca. Rastet më të shpeshta që janë paraqitur pranë nesh kanë të bëjnë me gastroenteritet, infeksionet e lëkurës, të veshit, alergjitë nga dielli dhe intokacionet nga alkooli apo pickimet e ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se kemi të gjitha materialet dhe barnat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë pacientëve që na drejtohen për ndihmë mjekësore,” shprehet mjekja Denisa Grembi pranë qendrës shëndetësore të Himarës.

Ndërkohë, për Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti ka nënvizuar se hapja e qendrave shëndetësore ka sjellë rritje të turistëve. “Mund të them se këtë vit shërbimi ka ardhur  duke u përmirësuar, pasi plotësuam edhe ato mangësi vogla që hasëm gjatë vitit të kaluar. Në qendra shëndetësore shërbimi ofrohet nga mjëke dhe infermierë përgjatë gjithe ditë-natës, dhe ajo që ne marrim nga qytetarët/turistët është se ky shërbim ofrohet më së miri. Dua të theksoj se edhe operatorët turistikë kanë qenë të interesuar për këtë shërbim, çka ka sjellë edhe një rritje të numrit të turistëve,” thotë Gjergji Goro, kryetari i Bashkisë së Himarë.

Këtë vit rezulton që numri i turistëve që kanë marrë shërbim shëndetësor pranë këtyre QSH të jetë disa herë më i madh se vitin e kaluar.

Fjala e plotë e Ministrit Beqaj:

Sot jemi duke kryer një vizitë pune në Qendrën Shëndetësore të Bashkisë Himarë, për t’u njohur padyshim me problemet që ka kjo QSH, por specifikisht në kulmin e sezonit turistik veror për të parë se si funksionon edhe këtu shërbimi i urgjencës 24-oreshe në 7 ditë të javës, që ne ofrojmë për mbështetjen e sezonit turistik veror.
Kemi filluar këtë shërbim nga mesi i muajit qershor. Praktikisht, këtë vit, janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshem kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por, sigurisht, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik.

Praktikisht, në të gjithë vendin, deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himares që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital.

Gjergji Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës:

Në Bashkinë e Himarës gjatë sezonit të verës nevoja për shërbim shëndetësor rritet, ndaj për të dytin vit radhazi, falë organizinit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë ofrojmë shërbim shumë prane turistëve. Mund të them se këtë vit shërbimi ka ardhur  duke u përmirësuar, pasi plotësuam edhe ato mangësi vogla që hasëm gjatë vitit të kaluar. Në qendra shëndetësore shërbimi ofrohet nga mjëke dhe infermierë përgjatë gjithe ditë-natës, dhe ajo që ne marrim nga qytetarët/turistët është se ky shërbim ofrohet më së miri.

Dua të theksoj se edhe operatorët turistikë kanë qenë të interesuar për këtë shërbim, çka ka sjellë edhe një rritje të numrit të turistëve.

Ky shërbim nuk është vëtëm në Bashkinë e vjetër të Himarës, por edhe në Borsh, në Lukovë etj. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë por edhe gjithë personelin shëndëtësor qe iu shërben qytetarëve në çdo moment.

Dr. Denisa Grembi, Qendra Shëndetësore Himarë:

Sherbimi shëndetësor në qendrat turistike ka filluar prej një muaji e gjysëm dhe është një shërbim që përfshin zonat nga Palasa deri në Qeparo. Ky shërbim është i lokalizuar në Dhërmi, në Drimadhë, Himarë dhe Qeparo si zona lokale, kurse shërbimi përfshihet në të gjitha fshatrat.

Mesatarisht, kemi 15-20 vizita në ditë dhe deri në 8 urgjenca. Vetëm javën e fundit kemi bërë 90 vizita të përgjithshme dhe 50 urgjenca. Rastet më të shpeshta që janë paraqitur pranë nesh kanë të bëjnë me gastroenteritet, infeksionet e lëkurës, të veshit, alergjitë nga dielli dhe intokacionet nga alkooli apo pickimet e ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se kemi të gjitha materialet dhe barnat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë pacientëve që na drejtohen për ndihmë mjekësore

—###—

 {:}