Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (25.07.2020) janë testuar 38 179  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4637 raste të konfirmuara
  • 134 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 2637 pacientë të shëruar
  • 1866 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 25.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 992 1191 70
Shkodër 195 300 20
Durrësi 219 497 19
Fieri 58 136 6
Korça 65 55 5
Elbasani 51 59 5
Kukës 42 92 4
Lezhë 83 130 1
Vlora 97 89 4
Gjirokastër 19 24 0
Diber 20 24 1
Berat 31 40 1
TOTAL 1866 2637 134

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1476 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 4 masa administrative: 3 masa administrative me gjobë në bar-kafe, market, sportel pagesash dhe 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në Fasoneri. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë.

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 125 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 490 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2. Në ditët e fundit rreth 30 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

 

Miratohen protokollet për testimet serologjike

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

https://new.shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-miratohen-protokollet-per-testimet-serologjike/

Miratohet vendimin për lejimin e testimeve molekulare në laboratorët jopublik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

https://new.shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-vendimin-per-lejimin-e-testimeve-molekulare-ne-laboratoret-jopublik-per-arsye-administrative/

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Qeveria Shqiptare ka vendosur masa  për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtjen e shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

Me vendimin e Qeverisë, nga hyn në fuqi Akti Normativ i cili: – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të

detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 15 762 053 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 639 273
  • Azi:          3 686 916 raste të konfimuara

86 042 vdekje

  • Afrikë 810 495 raste të konfirmuara

17 086 vdekje

  • Amerikë: 8 468 268 raste të konfirmuara

334 070 vdekje

  • Oqeania : 15 319 raste të konfirmuara

168 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 686 916
India 1336861
Iran 284034
Pakistan 271887
Arabia Saudite 262772
Turqia 224252
Bangladesh 218658
Katar 108638
Irak 104711
Indonesia 95418
Kina 86202
Kazakhstan 80226
Filipine 76444
Oman 73791
Kuvait 62625
Izrael 59475
Emiratet e Bashkuara 58249
Singapore 49375
Bahrain 38458
Afghanistan 36036
Kyrgyzstan 31564
Japonia 28786
Uzbekistan 19653
Nepal 18374
Korea e jugut 14092
Palestine 12427
Malajsia 8861
Taxhikistan 7104
Liban 3407
Thailand 3282
Maldives 3120
Sri_Lanka 2764
Jemen 1654
Jordania 1146
Siria 584
Taivan 458
Vietnam 415
Mianmar 346
Mongolia 288
Kamboxha 202
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 92
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8 468 268
USA 4112529
Brazil 2343366
Mexico 378285
Peru 375961
Chile 341304
Kolumbia 233541
Argentina 148014
Canada 113193
Ekuador 79049
Bolivia 66456
Republika Domenikane 59077
Panama 57993
Guatemala 43283
Honduras 37559
Venezuela 14263
Puerto_Rico 13967
El_Salvador 13792
Kosta_Rika 13669
Haiti 7260
Paraguai 4224
Nikaragua 3439
Kuba 2469
Suriname 1305
Uruguai 1166
Xhamaika 821
Guyana 352
Ishujt Virgin 352
Bahamas 316
Ishujt Kajman 203
Bermuda 153
Trinidad dhe Tobago 142
Aruba 118
Barbados 108
Sint_Maarten 94
Ishujt Turks_and_Caicos 92
Antigua_and_Barbuda 82
Saint_Vincent_&_Grenadines 52
Belize 48
Curaçao 29
Saint_Lucia 24
Grenada 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 15 319
Australia 13 595
Zelanda e re 1206
Polinezia Franceze 62
Guam 337
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 38
Papa new Guinea 32
Afrika 810 495
Afrika e jugut 421996
Egjypt 91072
Nigeria 39539
Gana 31057
Algeria 26159
Maroku 18834
Kameron 16708
Kenia 16268
Cote_dIvoire 15253
Etiopia 11933
Sudan 11237
Senegal 9422
Republika e Kongos 8766
Madagaskar 8741
Gabon 6984
Guinea 6867
Mauritania 6067
Xhibuti 5039
Republika e Afrikes qendrore 4593
Zambia 3856
Malawi 3453
Somalia 3171
Guinea Ekuadoriale 3071
Kongo 3038
Mali 2503
Libia 2425
Zimbabwe 2296
Sudani jugor 2258
Cape _Verde 2220
Eswatini 2073
Guinea_Bissau 1954
Sierra_Leone 1752
Ruanda 1729
Benin 1694
Namibia 1618
Mozambique 1590
Tunizia 1425
Liberia 1135
Niger 1124
Uganda 1089
Burkina_Faso 1081
Chad 915
Sao_Tome _and_Principe 860
Angola 851
Togo 839
Saharaja perendimore 766
Botswana 686
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 359
Burundi 345
Mauritius 344
Komorros 340
Eritrea 261
Gambia 216
Seychelles 114
Total 12 981 694

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 780 359 raste të konfirmuara
    • 201 900 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (25 korrik 2020)
Europa 2 780 359
Russia 800849
United_Kingdom 297914
Spanja 272421
Itali 245590
Gjermani 204964
France 180528
Suedia 78997
Bjellorusia 66846
Belgjika 65106
Ukraine 63929
Hollanda 52595
Portugalia 49692
Rumania 42394
Polonia 42038
Armenia 36996
Zvicra 34067
Azerbaijan 29312
Irlanda 25845
Serbia 22852
Moldavia 22483
Austria 20229
Çekia 15081
Danimarka 13438
Bullgaria 10123
Macedonia e veriut 9797
Bosnia_dhe_Herzegovina 9462
Norvegjia 9085
Finlanda 7380
Kosova 6680
Luxembourg 6056
Kroacia 4715
Shqiperia 4637
Hungaria 4424
Greqia 4135
Mali I zi 2569
Sllovakia 2118
Sllovenia 2052
Estonia 2028
Lithuania 1986
Islanda 1843
Letonia 1205
Gjeorgjia 1117
Qipro 1047
Andorra 889
San_ Marino 716
Malta 686
Isle_of_Man 336
Jersey 332
Guernsey 252
Faroe_Islands 191
Gjibraltar 184
Monako 116
Liechtenstein 87
Vatikani 12