Ministry of Health and Social Welfare

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri sot janë testuar 17 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histroi udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë; Rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i çertifikuar nga OBSH.

 

Janë përcaktuar protokollet e sakta dhe shpërndarja e udhëzuesve, sipas rekomandimeve të OBSH, për gjurmimin e rastit që në pikat kufitare, ndjekja e kontakteve dhe përgatitja e reagimit të të gjitha strukturave shëndetësore në vend.

 

Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar 3500 udhëtarë, të cilët kanë qenë me histori udhëtimi në vendet ku ka pasur shpërthim komunitare përfshirë edhe Italinë.

 

Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga Koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

 

Janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike dhe po vijojmë me masat në këtë drejtim.

 

Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor, dhe vijojnë trajnimet kaskade në të gjithë vendin.

 

Në rastine parë të vendosjes së Karantinës është përcaktuar disponimi i strukurave akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit te Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH, është konstatuar përmbushja e të gjtiha kushteve dhe garancia për siguri të plotë për të gjithë.

 

Nëse do të jetë e nevojshme do të vendosen në dispozicion strukturat në spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit dhe është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve përfshi Pandeminë.

 

Strukturat e shëndetit publik po minitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë.

 

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët për të qenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

 

Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, momentalisht pret 1.700 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127.

 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejtë vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat e mëposhtme:

Kollë,

temperaturë,

vështirësi në frymëmarrje,

të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr.127!

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 82 132 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
  • Azi:          80 849 raste të konfimuara – 2789 vdekje
  • Afrikë 2 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 72 raste të konfirmuara
  • Australi: 23 raste të konfirmuara
  • Europë: 383 raste të konfirmuara – 13 vdekje

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 shkurt 2020)
Kontinenti i Azisë 80 849
Kina 78629
Republika e Koresë Japoni 1595
Japoni 186
Iran 139
Singapor 93
Tajland 40
Taivan 32
Bahrain 33
Malajzi 22
Vietnam 16
Emiratet e Bashkuara Arabe 13
Kuvajt 26
Irak 5
Oman 4
Filipine 3
Indi 3
Izrael 2
Liban 2
Pakistani 2
Sri Lanka 1
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Gjeorgjia 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 72
USA 59
Kanada 12
Brazili 1
Europa 481
Italia 400
Gjermani 21
Franca 17
Anglia 13
Spanja 12
Rusia 2
Austia 2
Belgjika 1
Finlanda 2
Kroacia 2
Suedia 2
Zvicra 1
Danimarka 1
Greqia 1
Maqedonia e Veriut 1
Norvegjia 1
Rumania 1
Oqeania 23
Australia 23
Afrika 2
Egjypt 1
Algjeria 1
Total 82 132

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 27. 02. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:      

  • Europë: 383 raste të konfirmuara – 13 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 17 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 27 Shkurt 2020

Situata e COVID-19 në Itali datë 26.02.2020 sipas rajoneve të saj.

 

  • 400 raste te konfirmuara
  • 12 vdekje
  • 3 pacientë të shëruar
  • 36 në terapi intensive
  • 221 në izolim në shtëpi

Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 258
  2. Veneto 71
  3. Emilia Romanja 47
  4. Piemonte                3
  5. Lazio 3
  6. Toskana                2
  7. Siçili 3
  8. Liguria 11
  9. Bolzano 1
  10. Marke 1

 

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.