Ministry of Health and Social Welfare

2016-10-16-Prezantimi-Urgjenca-Fier

Beqaj: Urgjencat mjekësore, nga 1 janari me personel të trajnuar për shërbimin

Ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në qytetin e Fierit, ka prezantuar projektin e ri të funksionimit të shërbimit të urgjencës në këtë Qark

– 16 infermierë, 18 shoferë dhe 1 kordinator i shtohen këtij shërbimi në Fier

– Me sistemin e ri, nga 1 autoambulancë funksionale për 52 mijë banorë, arrijmë te 1 për 24 mijë, duke siguruar mbulim më të plotë dhe cilësor

Tiranë, 16/10/2016 – Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do të shërbejë për urgjencat mjekësore në të gjithë vendin do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një takimi të organizuar dje (15/10/2016) mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në Fier për prezantimin e sistemit të ri të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore në këtë Qark, ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Armando Subashi, Prefekti i Qarkut, z. Xhevit Bushaj dhe Deputeti Ervin Koçi

Trajnimi do të jetë në disa faza dhe ai do të fillojë që nga shoferët e deri tek mjekët. Kush do të fillojë të punojë nga 1 janari drejtues autoambulance, – u shpreh z. Beqaj, do bëjë edhe detyra të tjera si pjesë e punës në ekipin e shërbimit, si p.sh., mbajtjen e barrelës apo edhe ndihmën me çantën e infermierit. Siç trajnohen mjekët dhe infermierët, ashtu do të trajnohen me programe të edukimit në vazhdim edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të këtij shërbimi.

“Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës kemi krijuar një pjesë më vete vetëm për edukimin e të gjithë këtij personeli. Sepse besojmë se, në fund të fundit, një njeri i shëndetshëm pret nga sistemi shëndetësor i vendit të vet të ketë ndjesinë dhe bindjen që pot ë ketë nevojë për urgjencë ambulance vjen, dhe kur vjen ka një nivel bazik në pajisje dhe ata që vijnë kanë ca njohuri bazike për atë punë në urgjencë”, ka pohuar gjatë fjalës së tij ministri Beqaj, ndërsa ka theksuar se do të ketë rritje të numrit të personelit në këtë shërbim.

Personeli do të jetë tre katgori: A, B,dhe C, në bazë të tipit të autoambulancave me mjekë, infermierë, shoferë; shoferë dhe infermierë dhe mund të ketë dhe vetëm dhënës të ndihmës së shpejtë në autoambulancë që dinë të mbajnë në jetë një person që mund të jetë në autoambulancë që shkon më shpejt në pritje të një ekipi më të specializuar.

Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka nënvizuar se është planifikuar një rishpërndarje e autoambulancave, në mënyrë që të kemi një ulje të kohës së mbërritjes së tyre te pacienti. Sipas tij, një pjesë e këtye mjeteve do të qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore ku mjekët dhe personeli tjetër do të jenë në funksion të popullatës, dhe po ashtu, në funksion të urgjencave, menjëherë sapo të marrin thirrjen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Do të jetë Qendra e Komandës Mjekësore ajo që do të bëjë vlerësimet e rastit të urgjencave, në mënyrë që pacienti të dërgohet në institucionin e duhur shëndetësor, në bazë të problematikës që paraqet. “Po qendra e komandës do të na ndihmojë edhe me një gjë tjetër: Me rritjen edhe të cilësisë profesionale të atyre që janë në autoambulancë, mund të mos jetë më nevoja fare ta sjellin dikë në spital të Fierit, kur është 99 përqind e sigurtë që do ta çojnë në Spitalin e Traumës.

Ne kemi sot në një pjesë të autoambulancave pajisjet e reja Monitor-Defibrilator, dhe në qoftë se aty konstatohet që në ekran nga vizat e EKG-së, ai do niset për ndërhyrje koronarografie, dhe s’ka pse të vijë këtu për të humbur kohë nga të gjitha pikëpamjet,” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë. Sipas tij, me këtë lloj riorganizimi do të sigurojmë një mbulim më të gjërë të shërbimit të urgjencës në territor, dhe nga ana tjetër, familjaret nuk do të dergojnë më vetë të afërmit e tyre drejt spitaleve dhe poliklinikave.

Për rrethin e Fierit, numri i autoambulancave që do të jenë në funksion të popullatës është 13 ose e thënë ndryshe një autoambulancë për 24 mijë banorë. Sipas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj të gjitha rastet e urgjencave do ti përcjellin të dhënat e pacientit pranë qendrës së komandës. “Çdo spital Rajonal ka marrë një Monitor-Defibrilator që është në gjendje të bëjë elektrokardiogramën, që është në gjendje të japë një goditje elektirke, që është në gjendje të bëjë transmetim të të dhënave drejt Qendrës Kombëtare dhe bëhet që të ecim përpara në rrugën e plotësimit të standarteve dhe për autorambulancat, jo vetëm të personelit”, ka pohuar Brataj.

Sistemi i ri i urgjencave do të prezantohet në të gjithë vendin përgjatë këtij muaji, për ta përmbyllur me Tiranën.

—###—

Fjala e Ministrit Beqaj në takim:

Rithemelimi i Urgjencës Mjekësore është një nga pesë prioritetet kryesore të Programit të Shëndetësisë. Po punojmë për të fuqizuar Parësorin, për të spostuar më shumë vëmendjen tek Parësori edhe për të rritur kapacitetet spitalore, por edhe urgjencat janë të pashmangshme.

Na duhet që ti përgjigjemi në një mënyrë më të plotë. Në rang qarku vetëm një në gjashtë urgjenca kanë ardhur me autoambulancë (shih prezantimin). Fieri, si rreth, ishte shumë më mirë se ishte një me katër por një në gjashtë.

Ju besoj e bëni më shpejt dhe më mirë se unë analizën pse ndodh kjo. Në radhë të parë, ndodh sepse njerëzit nuk kanë besim se autoambulanca vjen kur ata e thërrasin. Shumë thjeshtë, nuk kanë besim se vjen. Atëherë nuk mendohen fare dhe nisen drejtë e për spital. E dyta, ka nga ata që kanë patur raste kur e kanë thirrur dhe kanë vënë re që edhe kur ka ardhur nuk ka qenë siç duhet në pajisje dhe në njohuri të personelit që është paraqitur atje.

Ne jemi të vetëdijshëm që kur presim një autoambulancë çdo sekondë na duket që s’mbaron kurrë. Çdo njeri mendon se autoambulanca erdhi vonë. Por, edhe ky është një perceptim subjektiv. Ne nuk është se një kemi standart që të themi se ambulanca duhet të paraqitet për kaq minuta, dhe mbas asaj minute, të fillojmë të masim vonesën.

Që nga nëntori vjet ne, në mënyrë që të kemi një ide më të plotë çfarë ndodh me flotën tonë të autoambulancave, – ju që punonin nënpër spitale e dini, – i kemi pajisur me GPS. Në radhë të parë, për të monitoruar veten, për të verifikuar se sa në mënyrë optimale e përdorim atë burim, po dhe për qëllim transparence. Janë 6-7 raste, që nga pranvera e këtij viti që në media është pretenduar se autoambulanca s’erdhri, që autoambulanca erdhi mbas treçerek ore. Ne, të paktën sot, kemi një sistem transparent që i themi, ja përsa erdhi. Dhe në të gjitha rastet autoambulanca nuk ka arritur për më shumë se 15 minuta.

Edhe ne po të jemi vetë, edhe ju që jeni mjekë, kur e prisni autoambulancën, duket sikur s’vjen kurrë dhe çdo sekondë është vonë. Ky është moment i parë, dhe sigurisht, do të dojë shumë kohë që kjo situatë të përmbyset. Por, e para duhet përmbysur, sepse duke shkuar atje, mund realisht të pakësojmë nevojën që pacientët të vijnë. Ju vetë e dini, nga ata që ju vijnë në urgjencë, një pjesë e mirë prej tyre mund të ishin zgjidhur edhe në shtëpi me këshillim, me një mjekim të lehtë apo me një përshkrim të një bari apo ekzaminimi. Dhe kështu do ta lehtësojmë spitalin. Sepse sado të mirë të jemi në triazhim në pranimin e urgjencës është shumë më efektiv triazhimi atje në vend.

E dyta, doktor Skënderi (Dr. Skënder Brataj, Drejtor i QKUM-së) tha se do të shtojmë autoambulancat. Në fakt, nuk do të sjellim autoambulanca të reja në asnjë prej spitaleve. Flota është ajo që është, do ta shfrytëzojmë shumë më tepër. Ne kemi sot në spitalet tona, – të paktën vjet kur vumë sistemet e GPS-ve, – në gjithë spitalet e Shqipërisë 205 autoambulanca, nga të cilat rreth 185 janë në shërbim.

Flota, deri tani që flasim, përdoret me goxha inefiçencë. Sepse, nga 180 autoambulanca sot, po ti masim ne, vetëm 70-80 janë në shërbim. Sepse, ne përgjithësisht kishim ndenjur te situata një autoambulancë, një shofer. Një shofer punon 40 orë në javë. Që një autoambulancë të punojë 24/7, duhet që për atë autoambulancë të dedikojmë 5 shoferë. Është aritmetikë. Kush merret me kostimin e burimeve të personelit, 168 orë ka java e punës, muaji i punës kalendarike, po ta marrësh është e thjeshtë, se ai s’mund të punojë pambarimisht. Do ketë edhe ai, edhe leje të zakonshme, edhe sëmundje, edhe gjithë gjërat e tjera. Po marr rastin më të thjeshtë të shoferit.

Dhe prakisht, kjo që bëjmë sot, kjo hartë e re që përpiqemi që të kemi një mbulim sa më të mirë të të gjithë qarkut, sepse kush është koncepti që duam të vëmë? Do të përqëndrojmë komandimin, duke dekoncentruar flotën.

Në prill, me shumë siguri, kur t’i biesh numrit të urgjencës, personi që do të përgjigjet do jetë i ulur në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Kush nga ju ishte para dy javësh kur e inaguruam me Kryeministrin, ajo do jetë salla e komandës.

Ndërsa vendodhja e tyre s’do të jenë të gjithë në spitalin e Fierit, në spital të Ballshit, në spital të Lushnjes. Jo, do të jenë të vendosura edhe këtu. Të paktën, në pjesëm më të madhe të ditës, po të themi nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes, sepse në turnin e tretë, do të kemi më pak autoambulanca, sepse edhe rastet që na kërkohen janë më të pakta.

Minimalisht, duke shtuar personel, drejtues automjetesh, infermierë, më shumë buxhet për karburant, për goma, për vaj, etje., etj., ne do të kemi në fund të muajit kur të mbrojmë gjithë Shqipërinë, – do ta mbyllim në Tiranë, – rreth 140 autoambulanca njëherësh në shërbim të thirrjeve. Dhe prandaj, arrimë atë që tha doktori, do të arrijmë në një autoambulancë për 24 mijë banorë.

Sigurisht, stina e verës do qasje tjetër. Në qoftë se ne do të vendosim një autoambulancë në Qendrën Shëndetësore të Divjakës, në verë do ta çojmë në plazh, në verë do ta çojmë në Darzezë, që të paktën, koha e vajtjes tek thirrja të jetë më e shkurtër. Se padyshim, koha e kthimit do jetë o në spital këtu, o në spital atje. Po qendra e komandës do të na ndihmojë edhe me një gjë tjetër: Me rritjen edhe të cilësisë profesionale të atyre që janë në autoambulancë. Mund të mos jetë më nevoja fare ta bien dikë në spital të Fierit kur është 99 përqind e sigurtë që do ta çojnë në Spitalin e Traumës.

Ne kemi sot në një pjesë të autoambulancave pajisjet e reja Monitor-Defibrilator. Në qoftë se aty konstatohet që në ekran vizat e EKG-së, ai do niset për koronarografi, s’ka pse të vijë këtu për të humbur kohë, nga të gjitha pikëpamjet. Kjo gjë të paktën krijon premisat për ta bërë këtë këtë. Sigurisht, nga fjalët që them unë sot, deri tek e bëra duhet shumë punë, se duhet edhe formim.

Nga 1 janari, nuk ka më vetëm shofera në autoambulancë. Unë nuk do pranojë që të shkojë autoambulanca atje, shoferi të rri mbështet tek dera të presë, dhe infermieri me familjarët të vijnë me barrelën. Ju keni parë gjithandej, personeli në autoambulancë është njësoj i vlefshëm.Kush do të fillojë të punojë nga 1 janar drejtues autoambulance do bëjë dhe 1, 2, 3, 4 gjëra të tjera. Për të mbajtur barrelën nuk duhet trajnim, po dhe po të dojë do ja bëjmë disa orë, për të ndihmuar dhe tek çanta  e infermierit, edhe një maskë, edhe një lidhje do e bëjë dhe atë trajnim. Siç trajnohen edhe infermierët, edhe mjekët, se sigurisht, kjo është pjesë që nuk mbaron kurrë.

Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës kemi krijuar një pjesë më vete vetëm për edukimin e të gjithë këtij personeli. Sepse besojmë se në fund të fundit një njeri i shëndetshëm çfarë pret të ketë nga sistemi shëndetësor i vendit të vet? Unë të paktën këtë kam kuptuar këto tre vjet, të ketë ndjesinë dhe bindjen se po të ketë nevojë për urgjencë autoambulanca vjen, dhe kur vjen, ka një nivel bazik në pajisje dhe ata që vijnë kanë ca njohuri bazike për atë punë në urgjencë. Në sistemin e referimit do sa më pak radhë, ose të paktën radhë transparente. Ta dijë që po ti thuash që do të vish të bësh vizitën mbas 12 ditësh në një orar të caktuar, do të ketë sigurinë që po të vijë atë ditë mjeku është, pajisja është, dhe padyshim kur të jetë puna të fusë dorën sa më pak në xhepin e vet.

Të shëndetshmit, ata që nuk patur nevojë për sistemin shëndetësor, këtë duan nga sistemi shëndetësor. Dhe sigurisht, të shëndetshmit në numër janë shumë më të mëdhenj sa sa ata që e ndeshin sistemin. Ne monitorojmë rregullishit opinionin e atyre që marrin shërbim. Ashtu siç monitorojnë struktura të pavarura edhe opinionin e njerëzve për sistemin shëndetësor. Opinioni i atyre që kanë pautr kontakt për sistemin është më i mirë se sa i atyre që s’kanë patur kontakt. Sepse, ata që s’kanë patur kontakt jetojnë me perceptimin, dhe sigurisht, që jetojmë në një realitet ku lajmi i mirë nuk përbën lajm për ata që e përhapin lajmin.

Ju shpëtoni jetë përditë! Një fatalitet mund të ndodhë një moment, dhe pastaj ajo kthehet në ngjarje kombëtare. I kemi pasur historitë e periudhave të fundit.

Unë nganjëherë u kërkoj rrugëve kur shoh ndonjë autoambulancë, i them atij pse s’i bie sirenës. Sepse sirena për atë që po të pret, edhe nga larg, është ulje ankthi. Nganjëherë është kaq e thjeshtë. Ama një sirenë që lëviz, që duket, është sinjal i mirë dhe për atë që s’ka hall fare, sepse e ndien ai, dhe duke qenë në qytet, që ja që qenka autoambulanca, u përgjigjka, vika, etj., etj.

Është shumë e domosdoshme çështja e perceptimit, sepse duhet të ulim ashpërsinë që njerzit kanë kur paraqiten në institucionet shëndetësore.

Qëllimi jonë është ky: Ta mbulojmë të gjithë territorin e Shqipërisë me këto rrathët koncentrikë, që aty ku ka rrjet rrugor të asfaltuar, – për fat, përgjithësisht qarku juaj është relativisht në pjesën më të madhe i ulët, pra ka mundësi të arrish shpejtë, – që ne ti përgjigjemi brenda 15 minutash.

Ajo çfarë përdor bota si standard sot është nocioni, – po e them në anglisht siç është në burim, – “permanent settlement area”, që do të thotë, në qoftë se është gjithë harta e Shqipërisë ne duhet ti vemë vetes detyrim që mbi 90 përqind të rasteve, të mbajmë këtë kohë përgjigjeje në “permanent settlement area”, pra në zonat ku njerëzit kanë vendbanimin e përhershëm apo punësimin gjatë javës. Aty ku njerëzit banojnë, aty ku njerëzit punojnë, aty ku njerëzit spostohen gjatë sezonit turistik për pushime sigushisht aty duhet të kemi. Pra nga harta e Shqipërisë krijohet vetvetiu kjo nën hartë ku njerëzit janë, po të shohësh ju punoni në pushtet vendor mbivendosni hartat me dëndësinë e popullsisë, i mbivendosim edhe rrjetin rrugor, dhe padyshim ky është qëllimi që ne brenda vitit të ardhshëm me qendrën e komandës dhe kontrollit të arrijmë këtë mbulim të territorit të vendit.

Nuk po dua të zgjatem më shumë. Faleminderit që sot u shkëputët nga puna për të bërë këtë takim, dhe padyshim, faleminderit dhe autoriteteve që, edhe pse shëndetësia ngelet një funksion i qeverisë qëndrore, praktikisht shumë njerëz kërkojnë zgjidhje tek një autoritet dhe kur kanë hall nuk bëjnë diferencën shumë nëse është Prefekti, Kryetari i Bashkisë, e ka apo s’e ka kompetencë deputeti, etj., etj.

Faleminderit!

—###—

Fjala e Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj:

Studimi i këtyre postacioneve është bërë në mënyrë të tillë që të mos kemi vetëm mbulimin e qarkut, por duke qenë që komanda do të jetë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është mbizonal dhe ku kemi nevojë ne do të integrojmë njëra me tjetrën.

Me studimin e ri shtohet ky numër i autoambulancave, dhe kemi një mbulim 100% të territorit të qarkut të Fierit, që në çdo moment jo vetëm është në vend por dhenë momentin që një prej autoambulancave mund të jetë në shërbim, tjetra që është më afër mbulon dhe zonën përkatëse, dhe kjo do të bëhet nëpërmjet kordinimit nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Kemi pasur që nga 1 janari shtesat e reja të personelit, sidomos infermierë dhe shoferë, ose dhënës të ndihmës së shpejtë më saktë, sepse nuk duhet të jenë vetëm shoferë, por duhet të dinë të mbajnë në jetë një person me dy duar; duhet të dinë të imobilizojnë një person në rast traume që të mos shkaktojnë invaliditet, dhe kjo do të bëhet, kuptohet, në hapin e dytë dhe me trajnimin e këtij personeli nga ana e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Qarku i Fierit ka 42 njësi, ka 250 qytete dhe fshatra, ka një spital Rajonal dhe 2 Bashkiakë. Numri i autoambulancave do të jetë 13. Me popullsinë 312 mijë banorë, kishim deri në këtë moment një ambulancë për 52 mijë banorë dhe kalojmë në një në 24 mijë banorë.

Këto janë standarte ndërkombëtare perëndimore. Gjithë shtetet funksionojnë në bazë të numrit të popullsisë, në bazë të infrastrukturës, dhe në bazë të strukturave dhe personelit që kemi në dispozicion.

Qëllimi është ky: Riorganizimi i këtij shërbimi paraspitalor, rishpërndarja e autoambulancave, dhe në një moment të dytë, – ka filluar që tani, – plotësimi i autoambulancave dhe me aparatura mjekësore. Çdo spital rajonal ka marrë një Monitor-Defibrilator që është në gjendje të bëjë elektorokardiogramën, që është në gjendje të japë një goditje elektrike, që është në gjendje të bëjë transmetim të të dhënave drejt Qendrës Kombëtare, në mënyrë që të ecim përpara në rrugën e plotësimit të standarteve dhe për autorambulancat, jo vetëm të personelit.

Personeli do të jetë tre lloj tipesh: A, B dhe C, në bazë të tipit të autoambulancave me mjekë, infermierë, shoferë, dhe infermierë, dhe mund të ketë dhe vetëm dhënës të ndihmës së shpejtë në autoambulancë që dinë të mbajnë në jetë një person që mund të jetë në ambulancë, që shkon më shpejt në pritje të një ekipi më të specializuar.

—###—

{:}