Ministry of Health and Social Welfare
12 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilët  12 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë.
Janë 135 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,602 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 12 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               12
Të shëruar në 24 orë             5
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       243
Testime totale                   2,034,874
Raste pozitive                      333,333
Raste të shëruara                  329,602
Raste Aktive                             135
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      111
Fier                           8
Shkodër.                    8
Durrës.                    3
Berat.                        2
Vlorë                         2
Gjirokastër.                1