Ministry of Health and Social Welfare
16 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi antiCOVID dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 342 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat.
Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               9
Të shëruar në 24 orë            7
Të shtruar në spitale             3
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       342
Testime totale                   2,036,200
Raste pozitive                      333,358
Raste të shëruara                  329,636
Raste Aktive                             126
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      105
Fier                           10
Shkodër.                    3
Vlorë                         3
Berat.                        3
Durrës.                    1
Gjirokastër.             1