Ministry of Health and Social Welfare

25 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 352 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.Statistika ( 25 Shkurt 2023)Raste të reja ditore               17Të shëruar në 24 orë            8Të shtruar në spitale             7Humbje jete në 24 orë           0Testime ditore                       352Testime totale                   2,039,387Raste pozitive                      333,483Raste të shëruara                  329,725Raste Aktive                             160Humbje jete                              3,598Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë                      127Fier                           8Vlorë                         7Berat.                        5Shkodër.                    5Lezhë.                       4Korçë.                        3Durrës.                      1