Ministry of Health and Social Welfare
17 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 435 testime, nga të cilët 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Dimal, Elbasan
Janë 137 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 17 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               18
Të shëruar në 24 orë            7
Të shtruar në spitale             7
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       435
Testime totale                   2,036,635
Raste pozitive                      333,376
Raste të shëruara                  329,643
Raste Aktive                             137
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      112
Fier                           9
Shkodër.                    4
Vlorë                         5
Berat.                        4
Durrës.                    1
Elbasan.                    1

Gjirokastër.             1