Ministry of Health and Social Welfare
22 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
16 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Vlorë.
Janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               25
Të shëruar në 24 orë            12
Të shtruar në spitale             7
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       459
Testime totale                   2,038,241
Raste pozitive                      333,446
Raste të shëruara                  329,690
Raste Aktive                             158
Humbje jete                              3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      130
Fier                           10
Shkodër.                    7
Berat.                        5
Vlorë                         3
Lezhë.                       2
Korçë.                        1