Ministry of Health and Social Welfare
13 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 85 testime, nga të cilët  nuk ka qytetarë të rezultuar pozitivë me COVID19.
Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,616 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 13 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore               0
Të shëruar në 24 orë             14
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       85
Testime totale                   2,034,959
Raste pozitive                      333,333
Raste të shëruara                  329,616
Raste Aktive                             121
Humbje jete                              3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                      103
Fier                           6
Shkodër.                    5
Durrës.                    2
Berat.                        2
Vlorë                         2
Gjirokastër.                1