Ministry of Health and Social Welfare

Java Botërore e Luftës Kundër Duhanit, MSH: Të vendosur për zbatimin e ligjit

Në kuadër të Javës Botërore të luftës anti-duhan, OBSH, Ministria e Shëndetësisë, Inspektoriati i Shëndetësor dhe përfaqësuesit shoqërisë civile dhe medias diskutuan lidhur me arritjet dhe problematikat e zbatimit të ligjit anti-duhan dhe Konventës së OBSH në tryezën e rrumbullakët me temë: “Zbatimi i Konventës Kornizë të OBSH për Kontrollin e Duhanit në Shqipëri”.

Zv. Ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj, u shpreh se falë iniciativës së shoqërisë civile dhe mbështetjes së palëkundur të institucioneve shëndetësore u arrit të zbatohej realisht ligji anti-duhan në ambientet e mbyllura. Ndërsa drejtuesja e zyrës Rajonale të OBSH-së, znj. Ledia Lazëri përgëzoi sërish institucionet dhe shoqërinë civile dhe posaçërisht median për masat komplekse të ndërmarra në luftën kundër duhanit.

Drejtuesi i Inspektoriatit Qendror, z. Ilir Zela, dhe drejtuesi i Inspektoriatit Shëndetësor, z. Eltar Deda, shprehën vendosmërinë për ta çuar përpara luftën kundër duhanit dhe kërkuan sërish mbështetjen e medias dhe opinionit publik për zbatimin e ligjit.

Përfaqësueset e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë u shpreh e vendosur për të mbështetur zbatimin e ligjit anti-duhan, përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë tonë, duke filluar nga nxënësit e shkollave.

—-###—{:}