Ministry of Health and Social Welfare

“Transparencë në punësimin e punonjësve të shëndetësisë”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, shpall sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.

Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë znj. Mira Rakacolli deklaroi se, pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të intersuar,  ju dhame kohe 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin.

Jane 1945 kandidate qe do te testohen per 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapiste.
Më konkretisht:
1376 infermiere,
300 mami ,
59 fizioterapiste,
98 tekinike imazherie,
107 teknike laboratori dhe
5 logopediste.

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierepershqiperine.al
Ku cdo I interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë.
http://infermierepershqiperine.al/njoftim/
Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.
Me date 29 mars do te kemi listen me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim.

Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte  menduar  te zhvillohet  ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Më konkretisht:
Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë.

Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.

Pra sic shihet procesi eshte teresisht transparent, ne baze te merites se gjithsecilit. Kjo ështe e vetmja mundesi per tu punesuar ne sistemin public shendetesor  per te gjitha profesionet e permendura.

Me anë të kësaj mënyrë transperente, Ministria e Shendetesise garanton sherbimin me cilesor ndaj qytetareve.{:}