Ministry of Health and Social Welfare

 

Neurokirurgji/QSUT, Ministri Beqaj përuron Akseleratorin Linear: 
“Zgjerojmë shërbimet që ofrohen në spitalet tona publike”

Tiranë, 21/06/2014 – Në Shërbimin e Neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u organizua sot (21/06/2014) një ceremoni përurimi me rastin e fillimit të trajtimit të të sëmurëve nëpërmjet pajisjes radioterapeutike Uniteti X-Knife Akselerator Linear, ku morri pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Drejtorja e QSUT, znj. Ogerta Manastirliu, Prof. Mentor Petrela, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Dr. Kita Sallabanda, Neurokirurg, Unidad Funcional de Neuro-Oncología Grupo IMO, Madrid, si dhe mjekë e punonjës të tjerë të këtij shërbimi.

Duke përshëndetur punën e mjekëve dhe punonjësve të shëndetit të Shërbimit të Neurokirurgjisë, Ministri Beqaj tha midis të tjerash në takim se “qëllimi ynë është të zgjerojmë shërbimet që ofrohen në spitalet tona publike.” Sot është kurorzimi i një përpjekjeje afatgjatë, – vazhdoi më tej ai, – duke shtuar se, praktikisht nga sot e në vijim per sëmundje të rënda tumorale ne kemi edhe përdorimin e teknikave bashkohore dhe moderne”.

Z. Beqaj tha gjithashtu se ky është një bashkepunim i mirë midis shërbimeve të ndryshme te Qëndrës Spitalore Universitare dhe praktikisht sot trajtimi i sëmundjeve është multidisiplinar.  “Ne si ministri duam të garantojmë vijimësinë e këtij shërbimi, që do të thotë jo vetëm vijësimë e trajtimit, por edhe funksionimin e pajisjeve, furnizimin në vijëmësi me materjaleve mjeksore”, – tha ai. Në kuadër të teknologjisë së re të përdorur për trajtimin e sëmundjeve, Ministri foli edhe për shtimin e burimeve njerëzore nëpër spitale.

Në këtë këndvështrim, ky është një tjetër investim që na ndihmon së tepërmi në përmbushjen e angazhimit tonë programor për të ofruar më tepër siguri për pacientët, pasi Akseleratori Linear mbulon nevojat me radioterapi në fusha të mëdha rrezatimi në sektorin publik, ndërsa X-Knife në fusha të vogla rrezatimi (radiokirurgji) në gjithë territorin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

“Kjo është një tjetër dëshmi e qartë se kemi hedhur një hap të sigurtë e cilësor drejt përmirësimit të ndjeshëm të kapaciteteve kuruese të trajtimit të të sëmurëve me radioterapi konvencionale të trurit dhe të trupit, krahas radiokirurgjisë”, – tha më tej Ministri Beqaj. Me një pajisje të tillë, Shërbimi i Neurokirurgjisë mundëson realizimin e radioterapisë për çdo pacient me kancer dhe sëmundje tumorale të të gjithë trupit. Është kjo një tjetër risi, që shënon progres të qartë në mënyrën e trajtimit dhe kurimit të pacientëve të kësaj kategorie. Në këtë mënyrë, Radiokirurgjia do të zëvendësojë operacionet për shumë pacientë. Me prevencionin submilimetrik, ajo bën të mundur përqëndrimin e rrezatimit në thellësi të trurit duke shëruar sëmundje të ndryshme të trupit.

Kështu, cilësia e trajtimit të pacientëve do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore duke u përmirësuar ndjeshëm. X-Knife ka një kapacitet trajtimi radiokirurgjikal 5-10 pacientë në javë dhe Akseleratori rreth 100 pacientë me tumore e kancere të të gjithë trupit në jave me radioterapi konformale 3D. Fillimisht, në listë pritjeje, janë 28 pacientë për Radioterapinë 3D dhe 18 pacientë për Radiokirurgji.

—###—

Për informacion të mëtejshëm dhe foto të tjera nga takimi, konsultoni:

Faqja zyrtare në Facebook e MSH:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.568089633302118.1073741860.453892661388483&type=3

Profili në Twitter i MSH: @BeqajIlir{:}