Ministry of Health and Social Welfare

Njoftim : 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, në kuadër të procesit të shpërndarjes së mjekëve specialistë të rinj me kontratë shërbimi për vitin 2026, Komisioni për organizimin e procesit të përzgjedhjes së vendeve të punës, pas verifikimit të informacionit të përcjellë nga Fakulteti i Mjekësisë, ka konstatuar se mjekja Marinela Lica nuk ka përmbushur kushtin për përfundimin e programit të specializimit, pasi nuk ka dhënë provimin përfundimtar.

Në këto kushte, në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe bazuar në faktet e reja të konstatuara gjatë procedurës administrative, Komisioni ka vendosur rishikimin e listës së mjekëve specialistë të rinj në specialitetin Obstetrikë-Gjinekologji.

Për rrjedhojë:

  • Mjekja Marinela Lica hiqet nga lista e mjekëve specialistë të rinj që do të përfshihen në procedurën e shpërndarjes për specialitetin Obstetrikë-Gjinekologji.
  • Përditësohen nevojat e institucioneve shëndetësore përfituese për këtë specialitet.
  • Numri i vendeve të planifikuara për Spitalin Rajonal Kukës ndryshon nga 2 (dy)1 (një) vend pune për mjek specialist në specialitetin Obstetrikë-Gjinekologji.

Procesi i shpërndarjes do të vijojë mbi bazën e listës dhe nevojave të përditësuara, në përputhje me vendimmarrjen e Komisionit dhe procedurat e përcaktuara në aktet përkatëse.

📄 Klikoni këtu për të shkarkuar njoftimin e plotë