Ministry of Health and Social Welfare

Penalizimi i mjekëve, Ministri Beqaj ​​​​​takim konsultues me Shoqatat dhe Urdhërat e Profesionistëve të Shëndetit

Shoqatat e Profesionistëve do të dorëzojnë sugjerimet e tyre deri ditën e hënë

Tiranë, 11/01/2017

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mblodhi në një takim pune përfaqësues të Shoqatave të profesionistëve të shëndetit, Presidentët e Urdhërave të profesionistëve të shëndetit dhe shefat e shërbimeve të specialiteteve, ku u diskutua në lidhje me propozimet për rishikimin e dispozitave të caktuara të Kodit Penal të Shqipërisë.

Takimi është në vijim të letrës që drejtuesit e shoqatave i kan​ë dërguar në datën ​23 ​nëntor 2016 institucioneve më të larta të shtetit, pas diskutimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për rivlerësimin e legjislacionit për përgjegjësitë penale të profesionit të mjekëve në takimin me përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike që kanë rol në mbarëvajtjen e profesionit të mjekut në datën 7 tetor 2016, si dhe bazuar në projektin e ri që Ministria e Drejtësisë ka hartuar për ndryshimet në Kodin Penal.

Fryma e përgjithshme e kërkesës së komunitetit të profesionistëve të shëndetit është që disa masa ndëshkuese qer penalizojne mjeket ne kryerjen e detyres të hiqen nga dispozitat e Kodit Penal.

U ra dakord që deri të hënën, e ardhshme, 16/01/2017, të priten propozimet me shkrim.

—###—{:}