Ministry of Health and Social Welfare

– Pyetja ime adresohet në lidhje me situatën e barnave. Konkretisht, si paraqitet kjo situatë. Gjatë muajit shkurt ne patëm një indeksim barnash në listën ekzistuese të barnave të rimbursueshme dhe ky indeksim i çmimeve i gjeti farmacistët, por edhe Unionin e Biznesit Farmaceutik të papërgatitur duke krijuar kështu një stok në farmaci. Pyetja ime është, a do përsëritet kjo situatë me listën e re të barnave të rimbursueshme? A do dalë lista e barnave të rimbursueshme brenda muajit mars siç është zakon dhe a janë njoftuar në kohë farmacistët për këtë listë të re? Do kemi brand-e të reja në listën e barmave të rimbursueshme? Kjo është pyetja e parë dhe pyetja e dytë nëse mundem ta bëj është në lidhje me qytetet të cilat do të preken nga reforma spitalore. Cila janë ato qytete në bazë të hartëzimit dhe inspektimeve që ju tashmë keni bërë, që do të preken nga kjo reformë?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Faleminderit për pyetjen. Po filloj me pyetjen e parë që është pyetja për barnat. Barnat, sidomos ato onkologjike kanë qenë pjesë e prioritetit kryesor që kemi pasur në kuadër të të gjithë zhvillimit të shërbimit onkologjik në Shqipëri për qytetarët. Në këtë drejtim kemi punuar për të krijuar një fond më të madh për barnat dhe kemi siguruar 15 milionë euro më tepër që të shkojnë për mbulimin, për zgjerimin e gamës së barnave onkologjike.

Së dyti, do ketë një rritje të sasive të barnave në listën ekzistuese, gjithashtu do hapen dhe kufizimet për disa barna nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Përcaktimi i çmimeve në listën e barnave është bërë dhe bëhet nëpërmjet një metodologjie të mirë përcaktuar në bazë të një VKM-je në fuqi dhe kjo është ndjekur me një transparencë maksimale. Dua të siguroj qytetarët meqë më jepet mundësia, që nuk ka asnjë rritje të çmimit të branave për vitin 2026.

Të kaloj tek pyetja e dytë, që ishte pyetja për reformën spitalore. Atëherë, në këtë fazë ne po bëjmë hartëzimin e të gjitha spitaleve në Shqipëri. Objektivi kryesor është sigurimi i një shërbimi cilësor dhe maksimal për qytetarët. Po përdoren disa indikatorë për vlerësimin e performancës së spitaleve. Po ashtu, po shikohen dhe vlerësohen edhe lëvizjet demografike. Ka një ndryshim të popullatës në aspektin moshor dhe në llojshmërinë e sëmundjeve në Shqipëri, siç ka në gjithë Europën. Gjithashtu, po vlerësojmë pErformancën e spitaleve, ku po përmend këtu edhe shfrytëzimin e shtratit. Spitali ka disa kritere për shfrytëzimin e shtratit. Një spital që është eficent, që ofron një shërbim të mirë ndaj pacientëve ka një shfrytëzim shtrati të lartë, ka një kohë qëndrim më të ulët të pacientëve në spital. Të gjitha këto do përdoren për të vlerësuar gjendjen e spitaleve. Nuk ka vetëm një kriter, janë disa kritere. Sigurisht ka një komision të ngritur. Kemi marrë një ekspertizë shumë të mirë, jo vetëm brenda vendit, por dhe me ekspertë si të Bankës Botërore ashtu edhe të London School Economisc për të na ndihmuar për të bërë këtë hartëzim. Duhet bërë një hartëzim shumë i mirë dhe pastaj duhen marrë vendimet e duhura. Në këtë fazë nuk mund të përgjigjem direkt se cilin spital do afektojë. Shërbimi qytetarëve nuk do t’iu mungojë.
Në të njëjtën kohë ne po mendojmë edhe ofrimin e shërbimeve që nuk ekzistonin të dedikuara më parë siç janë shërbimet e geriatrisë për shembull, shërbimi i kujdesit paliativ. Duhet t’i fuqizojmë këto shërbime dhe ky është një rast për të implementuar disa risi në sistemin tonë shëndetësor.

– Zonja ministre, në fakt kam pritur 7 muaj për të bërë 4 pyetje. Ilaçet e onkologjikut, aktualisht, zonja ministre, në spitalin onkologjik janë dy medikamente që mungojnë; abirateroni, pacientët me kancer në prostatë kanë dy muaj që nuk marrin terapi të tyre që ju e dini se jeni e fushës sa të rëndësishme janë dhe acidi folinik. Pacientët janë duke, po e paralelizoj dhe po them të vërtetën, siç kundër marrin drogën, marrin pra nëpër cepa duke lënë një numër kontakti, kështu po e marrin pacientët e onkologjikut edhe acidin folinik në Tiranë. Tani pyes para vetëm pak javësh kanë qenë vetëm 6 -7 medikamente që kanë munguar përsëri.

Zonja ministre, çfarë shkakton mungesa e medikamenteve tek një pacient onkologjiku, pra në qoftëse ai nuk e respekton protokollin, pra nuk i merr ilaçet sipas protokollit por i merr sipas mundësisë që ka spitali. Pyetja e parë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Së pari ju falenderoj për sa aktiv jeni në problemet e shëndetësisë sepse unë këtë e shoh në mënyrë konstruktive. E përmenda edhe në pyetjen e parë që kemi marrë disa masa për të krijuar qëndrueshmëri në furnizimin e barnave. Sigurisht, ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për çdo pacient, por duhet zgjidhur në mënyrë definitive problemi ose mungesat që janë herë pas here. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me zgjidhje akute. Bari Aberateron, tashmë ka ardhur, në formulim të ndryshëm, por në të njëjtën cilësi. Përsa i përket detajit tjetër, ne kemi punuar dhe për protokolle shumë të mira. Çfarë sjell protokolli? Protokolli sjell që linjat e trajtimit të jenë të standardizuara për këto patologji në bazë të standardeve europiane dhe kjo bën, që të ketë dhe një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo jo vetwm për rastet kur mungon një bar, por edhe për të bërë më mirë planifikimin e barnave onkologjike që duhen. Kjo praktikw është edhe përtej onkologjisë, sipas linjave të trajtimit.

– Pra me gjithë dashamirësinë ndaj jush, ju pyeta çfarë efekti ka mungesa e këtyre medikamenteve tek pacienti. Pra nëqoftëse një pacient nuk e merr medikamentin dy muaj, a ka problem apo jo?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Atëherë po të vijojmw tw sqarojmw detajet klinike mund të shpjegoj që kjo varet nga pacienti, varet nga sëmundja, nga stadi, nga tipi i patologjisë, celulat patologjike, klonet gjenetike që zbulohen tek pacienti, eterogjeniteti i tumorit dhe vendi ku janë metastazat. Pra, nuk mund të them për secilin pacient. Por ajo që unë dua t’ju siguroj, dhe kjo është e rëndësishme për qytetarët dhe duke ju falënderuar për bashkëpunimin e gjithëkohshëm që kemi pasur, që kjo është marrë me shumë seriozitet jo vetëm me situata akute edhe deri në individë, në pacientë por për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Faleminderit.

– Dy pajisjet, zonja ministre, të cilat janë në mungesë ose nuk ofrohen për pacientët shqiptarë, janë brakiterapia që ju thoni do vendoset brenda këtij viti dhe PET scani që nuk ekziston në shqipëri. Tani, si t’ia bëjë një grua, për shembull janë dy gra nga Durrësi dhe njëra nga Lushnja të cilat kanë bërë kimioterapitë e tyre, kanë bërë edhe rrezet dhe tashmë mjekët u kanë dhënë letra atyre se ju duhet të bëni brakiterapitë por nuk i kanë 4000-5000 euro për t’i bërë. Pra çfarë ndodh me këto dy gra?

Dhe sa i takon PET scanit, pra ju keni thënë që nuk kemi të trajnua etj. PET scani në atë çka unë kam lexuar është tejet i rëndësishëm për diagnostikimin e sëmundjeve kancerogjene, tumorale etj. Si ia bëjnë mjekët shqiptarë? A zëvendësohet PET scani me skaner dhe rezonancë magnetike dhe pse privati e ka dhe shteti nuk e ka. Pyetja e dytë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Atëherë po filloj me brakiterapinë. Brakiterapia do të vijë vërtetë brenda këtij viti ashtu siç e kam thënë, do ta mbaj fjalën. I siguroj qytetarëve që do tw kemi një aparaturë brakiterapie moderne brenda fundit të vitit.

– Dy gratë, zonja ministre janë dy gra 40 vjeç nga Lushnja dhe Durrësi. Si do ia bëjnë ato? E kanë të nevojshme tani.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: E kuptoj. Shërbimi i brakiterapisë që nuk ka ekzistuar prej vitesh do fillojë të funksionojë me një aparaturë moderne, brenda vitit 2026. Ta kaloj tek PET scani dhe më lejoni të bëj një koment që do të vlejë për çdo pyetje, por edhe për sqarimin e qytetarëve. Shpesh herë një kemi një keqkuptim qw nuk wshtw vetwm i publikut shqiptar, por është një i qytetarëve në përgjithësi, që nwse kemi një pajisje të specializuar të fashës së lartë siç është PET scani në fakt ose rezonanca magnetike, në momentin që kemi pajisjen, gjithçka është në rregull dhe funksionon, jo, nuk është kështu. Duhet ngritur shërbimi, domethënë çfarë nënkupton shërbimi? Shërbimi nënkupton mjekë të specializuar që të raportojnë, që të lexojnë PET scanin. Në rast të PET scanit, sigurimi i qëndrueshëm i lëndës radioaktive, trajnimi i teknikëve të mjekësisë bërthamore e radiologjisë që dinë të bëjnë këto ekzaminime; infermierët, strukturat përkatëse, pra të tëra këto duhet të merren në konsideratë. PET scani do vijë brenda këtij viti. Po i paraprijmë nëpërmjet bashkëpunimit midis Agjencisë Atomike Europiane dhe buxhetit të shtetit shqiptar pwr ta ngritur si shwrbim. Po finalizojmë marrëveshjen për te trajnuar mjekët që do të raportojnë PET scanin dhe sigurisht, me ardhjen e PET scanit brenda vitit 2026.Pra po krijohet ky shërbim.

Kjo është fusha ime e radiologjisë kështu që ndihem shumë konfort të hyj në detaje. Bëtë një pyetje: A duhet patjetër PET scani’? Rezultatet e PET scan i interpretoj dhe unë , është pjesë e aftësie të mia profesionale. Jo çdo pacient ka nevojë për PET scan. Sigurisht është i rëndësishëm, por jo në të gjitha patologjitë tumorale, madje në disa nuk duhet përdorur PET scan.

– Në rastet që përdoret, që janë shumë.. marrin avionin dhe ikin në Turqi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Absolutisht, por po them që dhe skaneri që kemi, deri në një farë mase, siguron një diagnozë, nuk mbeten pa diagnozë fare. Dëgjo, deri para disa vitesh nw shumë vende nuk kishte PET scan. Kjo nuk është një justifikim pse nuk e kemi, po për të shpjeguar, pa përhapur panik më tepër seç duhet, tek qytetarët.

– Trombektomia, zonja ministre një pacient i cili shkon në spital me goditje në kokë shkon në QSUT, nuk lëvizet dot nëse do thoni shkon në Fier është i pa transportueshëm, çfarë ndodh me këtë pacient dhe pse privati përsëri e ka dhe shteti nuk e ofron dhe kur do ta ofrojë, dhe kardiokirurgjia zonja ministre? Një pacient paguan mesatarisht rreth 3 mijë euro zonja ministre për një operacion. Mjekë të spitalit të kardiokirurgjisë marrin me qera sallat e operacionit nëpër spitale private për të bërë atje operacionet e pacientëve. Në një spital privat nëse ka nevojë për një mjek nga shteti që është krejt normale e merr, por nuk i jep me qera. Pra këta mjekë ku i marrin pacientët? A mos i marrin këta në shtet dhe i trafikojnë në privat?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Atëherë, unë po i përgjigjem pjesës së Trombektomisë, sepse edhe kjo bie pak në specialitetin tim të ngushtë, pak a shumë, dhe për pjesën e kardio-kirurgjisë do t’ia lë fjalën drejtoreshës së spitalit të QSUT për të dhënë edhe përgjigje më të dedikuara, më specifike për këto këto çështje.

Atëherë, Trombektomia, po filloj prapë te pjesa e shërbimit. Të kesh një pajisje nuk do të thotë që ke shërbimin dhe mund ta ofrosh atë menjëherë. Kam një lajm të mirë në fakt dhe doja ta ndaja pikërisht këtu prandaj nuk e ndava përpara, i cili ka tw bwjw me faktin qw ne dje kemi miratuar në bordin e QSUT-sw krijimin e shërbimit të neuro-radiologjisë diagnostikuese dhe intervecioniste, që në botë kryhen këto procedura të trombektomisë, po jo vetëm, trajtimin e honorizmave dhe tw disa proceduara tw tjera të diagnotikës të lartë në këtë fushë. E kemi tani pajisjen shumë të mirë të trombektomisë, është në proces sigurimi i materialeve.

Po gjithashtu, po ngremë kapacitetet e mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, sepse këto janë procedura që kërkojnë specialist. Që tani kemi identifikuar ato mjek të rinj që do shkojnë të specializohen, sepse duhet një ekip i fortë, ajo që është shumë e rëndësishme për mua, është qytetarët të marrin shërbim gjatë gjithë kohës, jo një ditë.

– Zonja ministre kam dy pyetje në fakt. Jemi në vitin ku përfundojnë 10 vjeçarët e koncesioneve që kemi duke filluar nga hemodializa, check up, çdo të ndodhë me këto? Do t’ju zgjatet kontrata? Si do të vijojë shërbimi ndaj pacientëve.

I rikthehem dhe një herë pyetjes që ju bëri Sonila për barnat, pacientët ankohen që barnat të cilat i kanë marrë falas deri më tani janë duke paguar, janë duke i blerë me para dhe lista e rimbursimit pritet, kanë paralajmëruar kompanitë farmaceutike që do të krijojnë një tjetër gep në treg dhe shumë nga kompanitë do të tërheqin barnat pasi sipas pretendimeve të tyre çmimet nuk janë negociuar me ta por janë imponuar shpeshherë duke mos respektuar në disa barna edhe formulën për të gjithë njëlloj duke iu referuar çmimeve CIF, çmimeve më të lira që aplikojnë vendet të cilave ne i referohemi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Faleminderit për pyetjen. Po filloj me barnat dhe po jap përgjigje pak më specifike të pyetjes suaj. Dua t’ju siguroj juve, por dua të siguroj qytetarët kryesisht. Është bërë një punë shumë e madhe me barnat sepse çmimi i barnave është përcaktuar duke ndjekur vendimin e këshillit të ministrave në fuqi, pra kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Atë formulë. Dhe nuk është negociuar asnjë barnw në veçanti. Është përdorur në mënyrë transparente legjislacioni në fuqi.

A ka vend për të përmirësuar legjislacionin në fuqi dhe metodikën, kjo është një pyetje tjetër që më lejoni t’i përgjigjem që të mos ngelet e paplotë kuadri për qytetarët. Sigurisht që ka. Prandaj dhe ne po punojmë për ligjin e ri të barnave që do t’i përafrohet ligjit të standardeve europiane në frymën e përafrimiT me standardet europiane që sigurisht do sjellë një metodikë më të përparuar të përcaktimit të çmimit të barnave dhe kjo do bëhet në bashkëpunim dhe me institucione shumë të njohura ndërkombëtare europiane që kanë kualifikimin dhe ekspertizën e duhur.

-Për sot që flasim, pacientët thonë jemi duke blerë barna të cilët deri tani i kemi pasur falas, po i blejmë me para në farmaci. Dhe tani nga ana tjetër tregu pritet të dalë në kolaps mesa thonë kompanitë sepse do tërheqim, kanë tërhequr disa, disa përfaqësi edhe na kanë ikur por ndërkohë nuk i sjellim dot barnat me këto çmime sepse duke qenë një treg i vogël kompanitë nuk kanë interes. Pra përveç disa barnave që mungojnë, presim të kemi dhe të tjera mungesa në treg.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Për të hequr çdo keq-informim që mund të jetë abuziv ndaj qytetarëve që na dëgjojnë, nuk ka rritje të çmimit të barnave. Është zbatuar me shumë transparencë legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka ndryshim përveçse do ketë zgjerim të listës së barnave, duke ruajtur cilësinë, duke rritur gamën e barnave dhe duke mundësuar hyrjen e barnave inovative. Kjo është përgjigja e pyetjes suaj që besoj është ezauruese.

Pyetja tjetër ishte për koncesionet. Atëherë, koncesioni i parë që ishte sterilizimi. Këtu besoj nuk ka nevojë të ndalemi sepse është mbyllur, është kaluar në SH.A. dhe është e qartë. Dy koncesionet e tjera që përfundon kontrata këtë vit, janë Check up dhe Dializa. Tek të dyja po ndiqen procedurat ligjore si tek sterilizimi.
-Përfundojnë dhe i kalojnë shtetit?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Për këtë unë nuk mund të jap përgjigje definitive sepse do të ishte e paligjshme, do ishte një keq informim total i qytetarëve. Do zbatohet procedura që ndiqet në çdo rast kur rishikohet koncesioni i cili është drejt pwrfundimit. Por një gjë që dua të siguroj qytetarët dhe që është e rëndësishme kjo, sidomos për check up-in, a do vazhdojë shërbimi?. Absolutisht që do vazhdojë dhe nuk do ketë tavan në fashat moshore. Pra çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç do ketë mundësinë të bëjë check up anual.

– Sipas shifrave zyrtare nga “Urdhri i mjekut” , kemi 354 mjekë të huaj në Shqipëri të licencuar, a e kontrollon ministria e Shëndetësisë veprimtarinë e tyre, duke marrë shkas edhe nga rasti i fundit i Marco Procopio, mjeku italian i cili në Itali po hetohet për vdekjen nga pakujdesia të një 22 vjeçareje pas ndërhyrjes estetike në hundë. Ai rezulton, se në vendin tonë po ushtron profesionin në “Trita hospital”. A jeni ju si ministri në dijeni për këtë rast, çfarë masash do merren dhe a ka mjek të huaj në Shqipëri që ushtrojnë profesionin e mjekut pa licencë, qoftë dhe nga denoncime që ju mund të keni?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: “Urdhri i Mjekut” është i pavarur, dhe duhet të jetë i pavarur. Është një strukturë e pavarur në gjithë botën. Sigurisht që bashkëpunojmë me “Urdhrin e Mjekut”, por është një proces i pavarur. Spitalet kur marrin në punë mjekët, kontrollojnë që ka licencë mjekësore. Nuk është detyra e Ministrisë së Shëndetësisë, të kontrollojë “Urdhrin e Mjekut” se pastaj nuk mbetet më i pavarur. Ç’rregullon të gjithë sistemin. Ne nuk mund të bëjmë ç ‘rregullimin e sistemit sepse nuk i shërben askujt, nuk i shërben qytetarëve. A ka mjekë që janë pa licencë? Spitalet duhet ti kenë të gjithë mjekët të licencuar.

– Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, “Urdhri i mjekut” deklaron që është në kompetencën e ministrisë së Shëndetësisë për të kontrolluar veprimtarinë e mjekëve këtu në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Siç thashë, përzgjedhja dhe verifikimi është pjesë e funksioneve të çdo spitali. Këtu kemi dhe drejtoreshën e QSUT-së, që kontrollon licencën kur mjeku punësohet. Sigurisht ka kontroll të cilësisë në qoftë se ka sinjalizime që diçka ka ndodhur, ka një problem. Është dhe sistemi i Auditit, sistemet e tjera administrative që marrin masa në varësi të situatës që ka ndodhur, por licensimi është kompetencë e “Urdhri i Mjekut”.

– Meqenëse një pjesë e pyetjeve u ezauruan nga kolegët, unë doja në fakt, ju e nisët fjalimin tuaj jo vetëm si Ministre e Shëndetësisë, por si mjekë dhe si qytetare. 6 muaj pas drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 6 muaj nga qëndrimi juaj këtu në Shqipëri, A keni një përgjigje: A është shëndetësia falas sot në Shqipëri? Pyetja e parë dhe ndoshta pastaj bëj edhe të dytën.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Në Shqipëri ofrohet një shërbim shëndetësor falas, domethënë pacienti ka akses në shtet në shërbimin shëndetësor. Sigurisht, ekziston dhe një shërbim privat, siç është në të gjithë vendet e tjera të botës, ku pacienti mund të drejtohet, pra është liria e zgjedhjes në shërbim shëndetësor, por pacientit nuk i mohohet shërbimi në shtet.

– Mendoni se është e nevojshme një reformë për tarifimin e shërbimeve shëndetësore në sistemin shëndetësor publik, për të shmangur, le të themi, pagesat që pacientët bëjnë kundrejt shërbimit që marrin në QSUT apo dhe në shërbime të tjera dhe ndërkohë, ju, zonja ministre, keni folur edhe për një reformë në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ka ardhur koha për rishikimin, që do të thotë do të kemi rritje të pagesës së sigurimeve shëndetësore dhe çfarë do të sjell kjo për pacientin apo për qytetarin shqiptar kundrejt pagesës, sepse sot paguajmë në mos gaboj 3.4% të pagës bruto, por ndoshta pak kush mund t’i kthehet mbrapsht ajo që paguan në sigurimet shëndetësore. Faleminderit!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Nuk e përmenda në prioritetet e shëndetësisë, pak mw parw, por ky është një proces. Po, ne kemi nevojë për një reformim të mënyrës se si mbështetet shëndetësia. Nuk po them që do paguajnw, nuk dua të keqkuptoheni, dua vërtetë ta keni të qartë që duhet një reformim i sistemit financiar shëndetësor. Kjo do fillojë, do bëhet, por kërkon një ndërveprim shumë të madh ndërinstitucional, sepse nuk është vetëm një fushë e Ministrisë së Shëndetësisë. Sigurisht do të ketë një bashkëpunim me ministritë e tjera për të propozuar një mënyrë se si mund të financohet shëndetësia në Shqipëri, sigurisht ka nevojë për më tepër financim në shëndetësi, jo vetëm në Shqipëri, në çdo vend ka më tepër nevojë për shëndetësinë.

– Përsa i përket sigurimeve shëndetësore?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala: Është pjesë e reformës, ende e pa përcaktuar definitivisht dhe në detaje. E kam thënë gjithmonë, mbase më vjen nga fakti që jam diagnostikuese. Po nuk diagnostikove mirë problemin dhe kjo do kohë dhe seriozitet nuk arrin në shërim të mirë të sëmundjes ose në rindërtimin e sistemit. Prandaj, në këtë moment, ne po bëjmë diagnostikimin e problemit që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, sigurisht që duhet të ulim “out of pocket expenses”, këtu jemi të qartë.