Ministry of Health and Social Welfare

Rehabilitohet qendra shëndetësore në Lazarat
Ministri Beqaj: “Rikthejmë normalitetin e shërbimeve të munguara publike”

Tiranë, 18/7/2014 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përuruar sot (18/7/2014) mbylljen e punimeve të rikonstruksionit për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e Qendrën Shënderësore në Komunën e Lazaratit, Gjirokastër, pas një investimi të Qeverisë, pasi deri më tani ajo ka qenë jashtë funksionit duke i detyruar banorët të shkonin në qytetin e Gjirokastrës edhe për shërbimet më minimale të shëndetësore.

I shoqëruar nga Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës, znj. Zamira Rami, drejtori i DSHP-së rajonale, z. Flamur Golemi dhe nga Kryetari i Komunës, z. Dasho Aliko, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se “Lazarati i është kthyer tashmë normalitetit, ku janë prezente të gjitha shërbimet publike, duke funksionuar plotësisht edhe shërbimi i kujdesit shëndetësor”.

Kreu i Shëndetësisë ka siguruar gjatë vizitës banorët e kësaj komune se përurimi i këtyre mjediseve, është veçse hapi i parë për fuqizimin e shërbimit parësor, ku u vihet në ndihmë komunitetit të banorëve të Lazaratit, si një nga komunat me numrin më të madh të banorëve të këtij rrethi, me rreth 4,500 banorë.

“Me përurimin e sotëm është plotësuar kërkesa e bërë nga drejtuesit e shëndetësisë në Gjirokastër edhe pse situata epideomiologjike nuk është atipike, por njësoj si në zonat e tjera të vendit,” tha ndërmjet të tjerash Ministri Beqaj, duke theksuar se ministria e shëndetësisë ka tashmë “një program ambicioz do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti duke synuar spostimin e vëmendjes nga sëmundshmëria tek parandalimi i saj”.

—###—{:}