Ministry of Health and Social Welfare

Trajnim dy-javor në Ukla të Izmirit në Turqi i personelit mjekësor të urgjencës

Trajnimi vijon edhe me grupe të tjera të Urgjencës mjekësore paraspitalore

Tiranë, 22/01/2017 – Në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, Urgjencës Mjekësore të qytetit të Izmirit, Qendrës së trajnimeve në këtë qytet, u bë i mundur trajnimi i personelit mjekësor për shërbimin e Urgjencës mjekësore paraspitalore.

Trajnimi i 19 punonjësve të parë shërbimit mjekësor të QKUM-së zgjati dy javë, nga data 8 Janar deri në datën 21 janar 2017. Në këtë trajnim u trajtuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e sistemit të Urgjencës në tëgjitha nivelet, tipi i automjeteve të përdorura në këtë shërbim, mënyrën e organizimit, etj.

Temat kryesore që u trajtuan për fushën profesionale ishin të shumta, ndër të cilat nga më të rëndësishmet janë:

• Mënyra e alarmit.

• Trajtimi universal i arrestit kardiak.

• BLS-D (M bajtja e parametrave jetësor dhe defibrilimi).

• ACLS (Manovrat e avancuara të trajtimit tëurgjencave kardiake).

• Menaxhimi dhe trajtimi i pacientit kritik.

• Menaxhimi dhe trajtimi bazë dhe i avancuar i rrugëve të frymëmarrjes.

• Trajtimi i pacientit në aksidente rrugore,mobilizimi dhe zbatimi i protokolleve të traumës.

• Mënyra e veprimit dhe bashkëpunimit tëshërbimit të urgjencës paraspitalore në rast eventi madhor dhe bashkëpunimi me shërbimet e tjera të urgjencës si policia dhe zjarrëfiksja.

• Mënyra e veprimit dhe e koordinimit të ekipit në helikopter.

• Protokollet e veprimit të personelit mjekësor në helikopter.

• Transporti i pacientëve sipas tipit të mjetit të ndihmës së parë.

• Medikamentet e përdorimit në urgjencën paraspitalore.

Në të njëjtën mënyrë u trajtuan të gjitha argumentet e mësipërme përsa i përket urgjencave mjekësore pediatrike.

Ky trajnim do të vazhdojë me grupe të tjera të personelit mjekësor në këtë Qendër me grupe heterogjene të spitaleve, me mjek dhe infermier të shërbimit paraspitalor.

—###—{:}