Ministry of Health and Social Welfare

03 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 922 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes gjatë kësaj periudhe 32,157 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit ose 63,514 vaksinime të aplikuara jashtë vendit deri më sot.
Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri janë: 1,150,374 doza të para; 1,045,081 doza të dyta dhe 148,989 doza të treta.
Në raportimet e vaksinimit në vijim do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.
Në total janë kryer 2,407,958 vaksinime antiCOVID.
**Numri total i vaksinimeve te raportuara sot, përfshin edhe vaksinimet e kryera jashtë vendit