Ministry of Health and Social Welfare

06 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 11,284 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 690 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 1,380 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri:
1,160,648 doza të para
1,053,236 doza të dyta
153,690 doza të treta

Në total janë kryer 2,434,722 vaksinime antiCOVID.

*Numri total i vaksinimeve te raportuara përfshin edhe vaksinimet e qytetareve shqiptarë te kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.