Ministry of Health and Social Welfare

02 Shtator – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,485,250 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 648,637 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e mërkurë, datë 01 Shtator janë kryer  12,934 vaksinime në të gjithë vendin. 

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,929,172 vaksina anticovid.