Ministry of Health and Social Welfare

02 Nëntor – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,915,470 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Ditën e hënë, datë 01 Nëntor, janë kryer 5,609 vaksinime. Ka filluar vaksinimi për dozën e tretë booster (rikujtesë) për personelin shëndetësor dhe grupmoshat +60 vjeç. Gjithashtu vaksinimi ndaj COVID-19 mund të kryehet nga të gjithë grupmoshat +16 vjeç, fëmijët +12 vjeç me probleme në sistemin imunitar mund ta kryejnë po ashtu vaksinimin antiCOVID me praninë e prindërve.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina antiCOVID.