Ministry of Health and Social Welfare

17 Mars- Në 24 orët e fundit janë kryer 3,036 vaksinime. Procesi i vaksinimit antiCOVID ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Korçë si dhe në shkolla.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 30,401 doza të vaksinës.
Janë vaksinuar 22,378 personel shëndetësor dhe staf mbështetës, 5,359 të moshuar dhe 2,664 arsimtarë. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.