Ministry of Health and Social Welfare

18 Mars-  Në 24 orët e fundit janë kryer 3338 vaksinime antiCOVID. Procesi i vaksinimit ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, si dhe në shkolla në të gjithë vendin.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 33,369 doza të vaksinës.
Janë vaksinuar 23,534 personel shëndetësor dhe staf mbështetës, 5,534 të moshuar dhe 4,301 arsimtarë. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh