Ministry of Health and Social Welfare

16 Qershor – Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 57 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,895 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 848,430 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 340,576 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.