Ministry of Health and Social Welfare

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mbështetur në përvojën e Programit Kombëtar të Depistimit të kancerit të qafës së mitrës, që zbatohet nga Instituti i Shëndetit Publik, si dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare, ka vendosur që duke nisur nga viti 2026 të zgjerojë fashën e moshës së grave përfituese të programit, duke përfshirë tashmë grupmoshën 35–55 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, ndau mesazhin e saj mbi rëndësinë e depistimit të hershëm dhe lehtësirat që ofron programi, duke theksuar se kontrollet periodike janë një hap vendimtar në parandalimin dhe uljen e riskut ndaj kësaj sëmundjeje, si dhe një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin e grave.

“Sot bëjmë një hap të rëndësishëm për shëndetin e grave dhe për të ardhmen e shëndetit publik në Shqipëri.
Bazuar në të dhënat shkencore, situatënepidemiologjike në vend, rekomandimet e BashkimitEvropian dhe në Strategjinë Globale të OBSH-së përeliminimin e kancerit të qafës së mitrës vendosim tëzgjerojmë fashën e grupmoshës për depistimin e kancerit të qafës së mitrës me testin HPV, nga 40–50 vjeç në 35–55 vjeç, në kuadër të Programit Kombëtartë Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.
Në Shqipëri, mosha mesatare e diagnostikimit tëkancerit të qafës së mitrës është 53 vjeç, çka tregonqartë se depistimi duhet të fillojë më herët dhe tëmbulojë një periudhë më të gjerë rreziku.
Për ta bërë këtë program sa më të aksesueshëm dheefektiv, çdo vit gratë e kësaj grupmoshe do të marrinmesazhe njoftimi/ kujtese në telefonin celular, përmes SMS-ve informuese, që do t’i ftojnë gratë të drejtohen pranë qendrës
shëndetësore ku janë të regjistruara, përkryerjen e testit HPV dhe marrjen e informacionit tëduhur nga personeli ynë shëndetësor.
Ky është depistim i organizuar, i planifikuar dhe i barabartë për të gjitha gratë e grupmoshave specifike dhe është një shërbim publik i siguruar e garantuar falas nga MSHMS.
Ky vendim është një investim për shëndetin e grave, për familje më të shëndetshme dhe për një shoqëri më të fortë.
Parandalimi është forma më e mirë e kujdesit shëndetësor dhe ne zgjedhim të veprojmë në kohë, duke forcuar programet tona të depistimit” – u shpreh ministrja Sala.

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret që mund të parandalohet pothuajse plotësisht, përmes vaksinimit kundër HPV-së dhe depistimit të rregullt.

Për këtë qëllim, përveç vaksinimit të vajzave 13 vjeç, në Janar të këtij viti si pjesë e Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit , ka nisur vaksinimi kundër HPV- së edhe për djemtë e kësaj grupmoshe. Vaksina ofrohet falas dhe aplikohet në çdo qendër shëndetësore.