Ministry of Health and Social Welfare

Projektligj "Për Kujdesin Alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë"

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 593

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektligji Për Kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë 

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesit alternativ ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në Republikën e Shqipërisë.
Ky ligj përcakton rregulla për:

shërbimin e kujdesit alternativ në familje;
subjektet e përfshira në sistemin e kujdesit alternativ në familje;
kushtet, standardet, dhe procedurat e ofrimit të kujdesit alternativ në familje;

ç)    strukturat përgjegjëse publike dhe jo-publike për kujdesin alternativ në familje;

d)   të drejtat e fëmijëve që përfitojnë kujdes alternativ në familje,

e)  të drejtat dhe detyrimet e familjeve, dhe të strukturave përgjegjëse për organizimin, zbatimin, monitorimin dhe inspektimin e kujdesit alternativ në familje.

Qëllimi i këtij ligji është të garantojë ofrimin e shërbimit të kujdesit alternativ në familje në një mjedis të përshtatshëm familjar për fëmijët në nevojë për përkujdes dhe mbrojtje.
Ligji synon të ruajë dhe garantojë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe përfshirës familjar, në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës, duke marrë parasysh nevojat individuale dhe promovuar zhvillimin e shëndetshëm të tij/saj.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.