Ministry of Health and Social Welfare

Projektligj "Për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje"

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 922

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

 

 

PROJEKT LIGJI

PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NDAJ DHUNËS NDAJ GRAVE DHE DHUNËS NË FAMILJE

 

Hartohet në mbështetje të neneve 18 pika 1 dhe 2, 53 pika 2, 54, 81 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave.

 

Ky ligj ka për qëllim:

 

1.Parandalimin, reduktimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në veprimtarinë publike,  private, përfshirë dhunën në mjedisin digjital;

2. Sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përmes mjeteve ligjore, civile dhe administrative, masave të tjera të nevojshme dhe politikave të integruara dhe gjithëpërfshirëse, me në qendër viktimën, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme.

Ky ligj synon:

Parandalimin, mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, nëpërmjet krijimit të një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse në nivel qëndror dhe vendor si dhe organizatave të shoqërisë civile, me qasje të integruar duke patur në qendër viktimën.
Forcimin e sistemit gjyqësor për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje;
Garantimin për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të aksesit të shpejtë, falas dhe të thjeshtuar në mjetet juridike pranë gjykatave ose organeve të tjera përgjegjëse sipas këtij ligji.

 

Fusha e zbatimit :

 

Dispozitat e këtij ligji e shtrijnë efektin e tyre në të gjitha mjediset e veprimtarisë publike dhe private përfshirë ato të ndërmjetësuara nga teknologjia, me kujdesin e duhur në mjedisin e familjes dhe pa kufizim në të gjitha mjediset e cenueshme nga dhuna.
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në proceset administrative dhe civile, duke përfshirë edhe:

viktimat e dhunës të veprave penale të parashikuara në Kodin Penal;
viktimat e dhunës në kohë paqeje, në situata konflikti të armatosur dhe në situata emergjente.

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.