Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (13.06.2020) janë testuar 20132  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1464 raste të konfirmuara
  • 36 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1039 pacientë të shëruar
  • 389 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 13.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 14 0
Dibër 10 10 0
Durrës 299 233 7
Elbasan 25 20 0
Fieri 68 54 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 55 52 0
Shkodër 172 116 2
Tiranë 749 482 21
Vlorë 11 4 1
Total 1464 1039 36

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me CCOVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Komiteti Teknik Teknik apel të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 67320 inspektime për masat ndaj COVID-19. Nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19. Vetëm ditën e djeshme janë kryer 1065 inspektime. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja COVID19.

 

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 7 625 883 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 425 931
  • Azi:          1 519 477 raste të konfimuara

38 422 vdekje

  • Afrikë 225 491 raste të konfirmuara

6 100 vdekje

  • Amerikë: 3 718 697 raste të konfirmuara

199 119 vdekje

  • Oqeania : 8 766 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 519 477
India 308993
Iran 182545
Turqia 175218
Pakistan 132405
Arabia Saudite 119942
Kina 84228
Bangladesh 81523
Katar 76588
Emiratet e Bashkuara 41499
Singapore 39850
Indonesia 36406
Kuvait 34952
Filipine 24787
Afghanistan 23546
Oman 21071
Izrael 18876
Irak 17770
Bahrain 17713
Japonia 17382
Kazakhstan 14238
Korea e jugut 12051
Malajsia 8402
Nepal 5062
Taxhikistan 4902
Uzbekistan 4901
Thailand 3129
Kyrgyzstan 2207
Maldives 2003
Sri_Lanka 1880
Liban 1422
Jordania 915
Palestine 669
Jemen 632
Taivan 443
Vietnam 333
Mianmar 261
Mongolia 197
Siria 164
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 126
Bhutan 62
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 718 697
USA 2048986
Brazil 828810
Peru 220749
Chile 160846
Mexico 139196
Canada 97932
Kolumbia 46858
Ekuador 45778
Argentina 28751
Republika Domenikane 22008
Panama 19211
Bolivia 16929
Guatemala 8982
Honduras 8132
Puerto_Rico 5536
Haiti 3941
El_Salvador 3481
Venezuela 2879
Kuba 2233
Nikaragua 1655
Kosta_Rika 1612
Paraguai 1254
Uruguai 847
Xhamaika 614
Ishujt Kajman 187
Suriname 187
Guyana 159
Bermuda 142
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 103
Aruba 101
Barbados 96
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 72
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 19
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 766
Australia 7290
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 185
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 225 491
Afrika e jugut 61927
Egjypt 41304
Nigeria 15181
Gana 11118
Algeria 10698
Kameron 9196
Maroku 8610
Sudan 6879
Senegal 4851
Cote_dIvoire 4684
Republika e Kongos 4636
Xhibuti 4441
Guinea 4426
Gabon 3463
Kenia 3305
Etiopia 2915
Somalia 2513
Republika e Afrikes qendrore 2057
Mali 1752
Sudani jugor 1670
Mauritania 1439
Guinea_Bissau 1389
Zambia 1321
Guinea Ekuadoriale 1306
Madagaskar 1230
Sierra_Leone 1103
Tunizia 1093
Niger 978
Burkina_Faso 892
Chad 848
Kongo 745
Cape_Verde 697
Uganda 686
Sao_Tome_and_Principe 650
Togo 525
Ruanda 510
Mozambique 509
Republika e Tanzanise 509
Malawi 481
Eswatini 472
Liberia 421
Libia 409
Benin 388
Zimbabwe 343
Mauritius 337
Komorros 162
Angola 130
Burundi 94
Botswana 60
Eritrea 41
Namibia 31
Gambia 28
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 473 127

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 13. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 152 756 raste të konfirmuara
    • 182 152 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 qershor 2020)
Europa 2 152 756
Russia 511423
United_Kingdom 292950
Spanja 243209
Itali 236305
Gjermani 186022
France 156287
Belgjika 59819
Bjellorusia 52520
Suedia 49684
Hollanda 48461
Portugalia 36180
Zvicra 30980
Ukraine 29753
Polonia 28577
Irlanda 25250
Rumania 21404
Austria 16994
Armenia 15281
Serbia 12175
Danimarka 12099
Moldavia 11093
Çekia 9938
Azerbaijan 9218
Norvegjia 8606
Finland 7073
Luxembourg 4055
Hungaria 4053
Macedonia e veriut 3706
Bullgaria 3191
Greqia 3108
Bosnia_dhe_Herzegovina 2893
Kroacia 2249
Estonia 1970
Islanda 1807
Lithuania 1756
Sllovakia 1542
Sllovenia 1490
Shqiperia 1464
Kosova 1326
Letonia 1096
Qipro 980
Andorra 853
Gjeorgjia 843
San_Marino 694
Malta 645
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 313
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 13 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 13.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 27 485 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 301 vdekje
  • 174 865 pacientë të shëruar
  •     220  pacientë në terapi intensive
  • 23 518   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.