Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (12.06.2020) janë testuar 19862  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1416 raste të konfirmuara
  • 36 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 1034 pacientë të shëruar
  • 346 numr i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 12.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 14 0
Dibër 10 8 0
Durrës 287 233 7
Elbasan 24 20 0
Fieri 65 54 4
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 53 52 0
Shkodër 170 116 2
Tiranë 722 479 21
Vlorë 11 4 1
Total 1416 1034 36

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga COVID19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me COVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi sin ë fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollet për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm në 10 ditët e fundit nga ISHSH janë kryer në terren rreth 7 mijë kontrolle dhe monitorime në të gjithë qarqet e vendit.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Numri i rasteve të rritura në ditët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të COVID19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 7 481 063 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 421 190
  • Azi:          1 481 097 raste të konfimuara

37 627 vdekje

  • Afrikë 216 622 raste të konfirmuara

5 838 vdekje

  • Amerikë: 3 639 394 raste të konfirmuara

196 069 vdekje

  • Oqeania : 8 758 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 481 097
India 297535
Iran 180176
Turqia 174023
Pakistan 125933
Arabia Saudite 116021
Kina 84216
Bangladesh 78052
Katar 75071
Emiratet e Bashkuara 40986
Singapore 39387
Indonesia 35295
Kuvait 34432
Filipine 24175
Afghanistan 22890
Oman 19954
Izrael 18701
Japonia 17332
Bahrain 17269
Irak 16675
Kazakhstan 13872
Korea e jugut 12003
Malajsia 8369
Taxhikistan 4834
Uzbekistan 4819
Nepal 4614
Thailand 3125
Kyrgyzstan 2166
Maldives 1976
Sri_Lanka 1877
Liban 1402
Jordania 890
Palestine 667
Jemen 591
Taivan 443
Vietnam 332
Mianmar 261
Mongolia 197
Siria 164
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 126
Bhutan 62
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 639 394
USA 2023347
Brazil 802828
Peru 214788
Chile 154092
Mexico 133974
Canada 97519
Ekuador 44440
Kolumbia 43682
Argentina 27360
Republika Domenikane 21437
Panama 18586
Bolivia 16165
Guatemala 8561
Honduras 7669
Puerto_Rico 5352
Haiti 3941
El_Salvador 3481
Venezuela 2814
Kuba 2219
Kosta_Rika 1538
Nikaragua 1464
Paraguai 1230
Uruguai 847
Xhamaika 611
Ishujt Kajman 180
Suriname 168
Guyana 158
Bermuda 141
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 103
Aruba 101
Barbados 96
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 72
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 19
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 758
Australia 7285
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 182
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 216 622
Afrika e jugut 58568
Egjypt 39726
Nigeria 14554
Algeria 10589
Gana 10358
Kameron 8681
Maroku 8537
Sudan 6730
Senegal 4759
Republika e Kongos 4514
Cote_dIvoire 4404
Xhibuti 4398
Guinea 4372
Gabon 3463
Kenia 3215
Etiopia 2670
Somalia 2513
Republika e Afrikes qendrore 2044
Mali 1722
Sudani jugor 1604
Guinea_Bissau 1389
Guinea Ekuadoriale 1306
Zambia 1252
Madagaskar 1203
Mauritania 1162
Tunizia 1087
Sierra_Leone 1085
Niger 974
Burkina_Faso 892
Chad 848
Kongo 745
Uganda 679
Cape_Verde 657
Sao_Tome_and_Principe 639
Togo 524
Republika e Tanzanise 509
Ruanda 494
Mozambique 489
Malawi 481
Eswatini 449
Liberia 410
Libia 393
Mauritius 337
Zimbabwe 332
Benin 305
Komorros 162
Angola 118
Burundi 94
Botswana 48
Eritrea 41
Namibia 31
Gambia 28
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 346 567

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 12. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 134 496 raste të konfirmuara
    • 181 518 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 qershor 2020)
Europa 2 134 496
Russia 502436
United_Kingdom 291409
Spanja 242707
Itali 236142
Gjermani 185674
France 155561
Belgjika 59711
Bjellorusia 51816
Suedia 48288
Hollanda 48251
Portugalia 35910
Zvicra 30961
Ukraine 29070
Polonia 28201
Irlanda 25238
Rumania 21182
Austria 16964
Armenia 14669
Serbia 12102
Danimarka 12035
Moldavia 10727
Çekia 9886
Azerbaijan 8882
Norvegjia 8594
Finland 7064
Luxembourg 4052
Hungaria 4039
Macedonia e veriut 3542
Greqia 3088
Bullgaria 3086
Bosnia_dhe_Herzegovina 2831
Kroacia 2249
Estonia 1965
Islanda 1807
Lithuania 1752
Sllovakia 1541
Sllovenia 1488
Shqiperia 1416
Kosova 1326
Letonia 1094
Qipro 975
Andorra 852
Gjeorgjia 831
San_Marino 691
Malta 640
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 313
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 12 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 12.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 28 997 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 223 vdekje
  • 173 085 pacientë të shëruar
  •     227  pacientë në terapi intensive
  • 24 877   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.