Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (30.04.2020) janë testuar 8253 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 773 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndëruar jetë
  • 470 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 30.04.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 333 18 220
Berat 4 2
Dibër 1 0 0
Durrësi 147 6 49
Elbasan 18 0 15
Fieri 45 3 37
Gjirokastra 0 0 0
Korça 19 0 19
Kukës 36 1 26
Lezhë 50 0 20
Shkodër 115 2 78
Vlorë 5 1 4

 

Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mmjekësor. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Vijon hapja e zonave të gjelbërta

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.
Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

Do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 3 130 800 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 227 051
  • Azi:          502 955 raste të konfimuara

18 203 vdekje

  • Afrikë 36 743 raste të konfirmuara

1 591 vdekje

  • Amerikë: 1 293 607 raste të konfirmuara

71 085 vdekje

  • Oqeania : 8 136 raste të konfirmuara

116 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 502 955
Turqia 117589
Iran 93657
Kina 83944
India 33050
Arabia Saudite 21402
Izrael 15834
Pakistan 15759
Singapore 15641
Japonia 14088
Katar 12564
Emiratet e Bashkuara 11929
Korea e jugut 10765
Indonesia 9771
Filipine 8212
Bangladesh 7103
Malajsia 5945
Kuvait 3740
Kazakhstan 3205
Thailand 2954
Bahrain 2921
Oman 2274
Irak 2003
Uzbekistan 2002
Afghanistan 1949
Kyrgyzstan 746
Liban 721
Sri_Lanka 649
Palestine 507
Jordania 451
Taivan 429
Maldives 277
Vietnam 270
Mianmar 150
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 57
Siria 43
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 6
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 293 607
USA 1039909
Brazil 78162
Canada 51587
Peru 33931
Ekuador 24675
Mexico 17799
Chile 14885
Republika Domenikane 6652
Panama 6378
Kolumbia 6211
Argentina 4272
Kuba 1467
Puerto_Rico 1433
Bolivia 1110
Honduras 771
Kosta_Rika 713
Uruguai 630
Guatemala 585
Jamaika 396
El_Salvador 377
Venezuela 331
Paraguai 249
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 111
Aruba 100
Bahamas 80
Barbados 80
Guyana 78
Haiti 76
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 73
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 24
Grenada 20
Belize 18
Saint_Lucia 17
Dominica 16
Curaçao 16
Saint_Vincent_&_Grenadines 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Nikaragua 14
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8136
Australia 6746
Zelanda e re 1129
Polinezia Franceze 58
Guam 145
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 36 743
Afrika e jugut 5350
Egjypt 5268
Maroku 4321
Algeria 3848
Kameron 1832
Nigeria 1728
Gana 1671
Guinea 1351
Cote_dIvoire 1238
Xhibuti 1077
Tunizia 980
Senegal 882
Niger 713
Burkina_Faso 641
Somalia 582
Republika e Kongos 500
Mali 482
Republika e Tanzanise 480
Kenia 384
Sudan 375
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Gabon 276
Ruanda 225
Kongo 220
Liberia 141
Etiopia 130
Madagaskar 128
Sierra_Leone 116
Cape_Verde 113
Togo 109
Zambia 97
Eswatini 91
Uganda 81
Guinea_Bissau 77
Mozambique 76
Benin 69
Libia 61
Chad 52
Republika e Afrikes qendrore 50
Zimbabwe 40
Eritrea 39
Malawi 36
Sudani jugor 34
Angola 27
Botswana 23
Namibia 16
Burundi 15
Sao Tome dhe Principe 14
Gambia 11
Seychelles 11
Mauritania 7
Saharaja perendimore 6
Total 1 842 137

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 30. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 288 663 raste të konfirmuara
    • 132 543 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (30 prill 2020)
Europa 1 288 663
Spanja 212917
Itali 203591
United_Kingdom 165221
Gjermani 159119
France 128442
Russia 99399
Belgjika 47859
Hollanda 38802
Zvicra 29324
Portugalia 24505
Suedia 20302
Irlanda 20253
Austria 15364
Bjellorusia 13181
Polonia 12640
Rumania 11978
Ukraine 9866
Danimarka 9008
Serbia 8724
Norvegjia 7667
Çekia 7579
Finland 4906
Moldavia 3771
Luxembourg 3769
Hungaria 2775
Greqia 2576
Kroacia 2062
Armenia 1932
Islanda 1797
Azerbaijan 1766
Estonia 1666
Bosnia_dhe_Herzegovina 1588
Bullgaria 1447
Macedonia e veriut 1442
Sllovenia 1418
Sllovakia 1391
Lithuania 1375
Letonia 849
Qipro 843
Kosova 799
Shqiperia 773
Andorra 753
San_Marino 563
Gjeorgjia 517
Malta 463
Mali I zi 322
Isle_of_Man 313
Jersey 286
Guernsey 251
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 141
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 10

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 30 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 30.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 101 551 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 27 967 vdekje
  • 75 945 pacientë të shëruar
  • 1 694   pacientë në terapi intensive
  • 81 708  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 36211
Emilia Romanja 9563
Piemonte 15493
Veneto 8147
Toskana 5584
Liguria 3551
Marche 3210
Lazio 4468
Campania 2773
Trento 1370
Puglia 2949
Fruli 1170
Siçili 2157
Abruzzo 1915
Bolzano 802
Umbria 223
Sardenja 744
Kalabria 740
Valle d’Aosta 89
Bazilikata 192
Molise 190

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.