Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (15.06.2020) janë testuar 20813  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1590 raste të konfirmuara
  • 36 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1055 pacientë të shëruar
  • 499 numri i ratseve aktive

 

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 15.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 14 0
Dibër 10 10 0
Durrës 329 234 7
Elbasan 27 20 0
Fieri 77 54 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 55 52 0
Shkodër 199 181 2
Tiranë 792 495 21
Vlorë 26 4 1
Total 1590 1055 36

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet.

Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.

 

Kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

 

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.

Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me CCOVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Komiteti Teknik Teknik apel të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID-19. Nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur mbi 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19. Vetëm ditën e djeshme janë kryer 985 inspektime dhe janë vendosur 17 masa administrative me gjobë. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

 

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro, ka ardhur mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare.

Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

 

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja COVID19.

 

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 7 882 230 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 433 259
  • Azi:          1 594 208 raste të konfimuara

39 930 vdekje

  • Afrikë 243 125 raste të konfirmuara

6 523 vdekje

  • Amerikë: 3 848 098 raste të konfirmuara

203 692 vdekje

  • Oqeania : 8 796 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 594 208
India 332424
Iran 187427
Turqia 178239
Pakistan 144478
Arabia Saudite 127541
Bangladesh 87520
Kina 84335
Katar 79602
Emiratet e Bashkuara 42294
Singapore 40604
Indonesia 38277
Kuvait 35920
Filipine 25930
Afghanistan 24766
Oman 23481
Irak 20209
Izrael 19121
Bahrain 18227
Japonia 17502
Kazakhstan 14809
Korea e jugut 12121
Malajsia 8453
Nepal 5760
Uzbekistan 5103
Taxhikistan 5035
Thailand 3135
Kyrgyzstan 2372
Maldives 2035
Sri_Lanka 1889
Liban 1446
Jordania 961
Jemen 728
Palestine 673
Taivan 443
Vietnam 334
Mianmar 262
Mongolia 197
Siria 177
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 128
Bhutan 66
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 848 098
USA 2094069
Brazil 867624
Peru 229736
Chile 174293
Mexico 146837
Canada 98776
Kolumbia 50939
Ekuador 46751
Argentina 31564
Republika Domenikane 22962
Panama 20686
Bolivia 18459
Guatemala 9845
Honduras 8858
Puerto_Rico 5811
Haiti 4309
El_Salvador 3720
Venezuela 2978
Kuba 2248
Kosta_Rika 1715
Nikaragua 1655
Paraguai 1289
Uruguai 848
Xhamaika 617
Suriname 208
Ishujt Kajman 187
Guyana 159
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 103
Aruba 101
Barbados 96
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 73
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 21
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 796
Australia 7320
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 185
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 243 125
Afrika e jugut 70038
Egjypt 44598
Nigeria 16085
Gana 11964
Algeria 10919
Kameron 9864
Maroku 8734
Sudan 7220
Senegal 5090
Cote_dIvoire 5084
Republika e Kongos 4777
Guinea 4532
Xhibuti 4465
Kenia 3594
Gabon 3463
Etiopia 3345
Somalia 2603
Republika e Afrikes qendrore 2222
Mali 1809
Mauritania 1783
Sudani jugor 1693
Guinea_Bissau 1460
Zambia 1358
Guinea Ekuadoriale 1306
Madagaskar 1272
Sierra_Leone 1169
Tunizia 1096
Niger 980
Burkina_Faso 894
Chad 850
Kongo 779
Cape_Verde 750
Uganda 696
Sao_Tome_and_Principe 661
Mozambique 583
Ruanda 582
Malawi 547
Togo 531
Republika e Tanzanise 509
Eswatini 490
Benin 470
Liberia 458
Libia 418
Zimbabwe 383
Mauritius 337
Komorros 176
Angola 140
Eritrea 96
Burundi 94
Botswana 60
Namibia 32
Gambia 28
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 694 923

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 15. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 187 307 raste të konfirmuara
    • 182 976 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 qershor 2020)
Europa 2 187 307
Russia 528964
United_Kingdom 295889
Spanja 243928
Itali 236989
Gjermani 186461
France 157220
Belgjika 60029
Bjellorusia 53973
Suedia 51614
Hollanda 48783
Portugalia 36690
Ukraine 31154
Zvicra 31034
Polonia 29392
Irlanda 25303
Rumania 21999
Austria 17038
Armenia 16667
Serbia 12310
Danimarka 12193
Moldavia 11740
Çekia 10024
Azerbaijan 9957
Norvegjia 8606
Finland 7104
Hungaria 4076
Luxembourg 4070
Macedonia e veriut 4057
Bullgaria 3290
Greqia 3121
Bosnia_dhe_Herzegovina 2893
Kroacia 2252
Estonia 1973
Islanda 1810
Lithuania 1768
Shqiperia 1590
Sllovakia 1548
Sllovenia 1495
Kosova 1437
Letonia 1097
Qipro 983
Gjeorgjia 879
Andorra 853
San_ Marino 694
Malta 646
Isle_of_Man 336
Mali I zi 325
Jersey 313
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 15.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 25 909 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 371 vdekje
  • 177 010 pacientë të shëruar
  •     207  pacientë në terapi intensive
  • 22 213   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.