Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (17.06.2020) janë testuar 21510  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1722 raste të konfirmuara
  • 38 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1077 pacientë të shëruar
  • 608 numr i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 17. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 357 236 7
Elbasan 29 21 0
Fieri 80 55 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 25 18 0
Kukës 41 36 1
Lezhë 57 52 0
Shkodër 218 118 3
Tiranë 834 511 22
Vlorë 33 4 1
Total 1722 1077 38

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv ditën e sotme është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19.  38 qytetarë kanë ndërruar jetë në vendin tonë për shkak të epidemise të shkaktuar nga COVID-19.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me CCOVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale,  Komitetit  vendosi për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Komiteti Teknik apel të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime nëpër subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1612 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe janë vendosur 2 masa administrative. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian. Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro, ka ardhur mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare. Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

 

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 142 129 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 443 488
  • Azi:          1 668 135 raste të konfimuara

43 343 vdekje

  • Afrikë 258 737 raste të konfirmuara

6 998 vdekje

  • Amerikë: 3 987 543 raste të konfirmuara

205 585 vdekje

  • Oqeania : 8 828 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 668 135
India 354065
Iran 192439
Turqia 181298
Pakistan 154760
Arabia Saudite 136315
Bangladesh 94481
Kina 84422
Katar 82077
Emiratet e Bashkuara 42982
Singapore 40969
Indonesia 40400
Kuvait 36958
Filipine 26781
Afghanistan 26310
Oman 25269
Irak 22700
Izrael 19637
Bahrain 19553
Japonia 17628
Kazakhstan 15542
Korea e jugut 12198
Malajsia 8505
Nepal 6591
Uzbekistan 5561
Taxhikistan 5160
Thailand 3135
Kyrgyzstan 2562
Maldives 2094
Sri_Lanka 1915
Liban 1473
Jordania 981
Jemen 889
Palestine 690
Taivan 445
Vietnam 335
Mianmar 262
Mongolia 197
Siria 177
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 128
Bhutan 67
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 987 543
USA 2137731
Brazil 923189
Peru 237156
Chile 184449
Mexico 154863
Canada 99456
Kolumbia 54931
Ekuador 47943
Argentina 34146
Republika Domenikane 23686
Panama 21962
Bolivia 19883
Guatemala 10706
Honduras 9656
Puerto_Rico 5951
Haiti 4547
El_Salvador 3941
Venezuela 3150
Kuba 2273
Nikaragua 1823
Kosta_Rika 1769
Paraguai 1303
Uruguai 849
Xhamaika 621
Suriname 236
Ishujt Kajman 193
Guyana 171
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 73
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 21
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 828
Australia 7347
Zelanda e re 1156
Polinezia Franceze 60
Guam 188
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 258 737
Afrika e jugut 76334
Egjypt 47856
Nigeria 17148
Gana 12193
Algeria 11147
Kameron 9864
Maroku 8921
Sudan 7740
Cote_dIvoire 5679
Senegal 5247
Republika e Kongos 4974
Guinea 4639
Xhibuti 4539
Gabon 4114
Kenia 3860
Etiopia 3630
Somalia 2658
Republika e Afrikes qendrore 2410
Mauritania 2057
Mali 1885
Sudani jugor 1776
Guinea_Bissau 1492
Zambia 1405
Madagaskar 1317
Guinea Ekuadoriale 1306
Sierra_Leone 1225
Tunizia 1125
Niger 1016
Burkina_Faso 895
Kongo 883
Chad 853
Cape_Verde 781
Uganda 724
Sao_Tome_and_Principe 671
Mozambique 638
Ruanda 636
Malawi 564
Togo 537
Benin 532
Eswatini 520
Liberia 509
Republika e Tanzanise 509
Libia 467
Zimbabwe 394
Mauritius 337
Komorros 197
Angola 142
Eritrea 121
Burundi 104
Botswana 60
Namibia 34
Gambia 34
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 923 939

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 17. 06. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 218 190 raste të konfirmuara
    • 184 089 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17 qershor 2020)
Europa 2 218 190
Russia 545458
United_Kingdom 298136
Spanja 244328
Itali 237500
Gjermani 187184
France 157716
Belgjika 60155
Bjellorusia 55369
Suedia 53323
Hollanda 49087
Portugalia 37336
Ukraine 32476
Zvicra 31063
Polonia 30195
Irlanda 25334
Rumania 22415
Armenia 17489
Austria 17098
Serbia 12426
Moldavia 12254
Danimarka 12250
Azerbaijan 10662
Çekia 10111
Norvegjia 8631
Finland 7112
Macedonia e veriut 4289
Hungaria 4078
Luxembourg 4075
Bullgaria 3453
Greqia 3148
Bosnia_dhe_Herzegovina 3040
Kroacia 2255
Estonia 1975
Islanda 1812
Lithuania 1776
Shqiperia 1722
Sllovakia 1552
Sllovenia 1509
Kosova 1486
Letonia 1098
Qipro 985
Gjeorgjia 888
Andorra 854
San_ Marino 694
Malta 656
Isle_of_Man 336
Mali I zi 326
Jersey 316
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 17 qershor 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 17.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 23 925 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 448 vdekje
  • 179 455 pacientë të shëruar
  •     163  pacientë në terapi intensive
  • 20 649   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).