Ministry of Health and Social Welfare

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (19.04.2020) janë testuar 5542  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 562 raste të konfirmuara
  • 26 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 314 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 19.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 251 15
Fieri 36 1
Durrësi 42 3
Korça 19
Vlora 5 1
Elbasani 16 1
Lushnja 6 1
Kavaja 9 2
Shkodër 96 1
Lezhë 14
Kruja 18
Puka 5
Tropojë 4
Has 13 1
Rrogozhina 4
Berat 2
Mirdita 3
Kukës 11
Mallakaster 1
Kurbin 7
TOTAL 562 26

Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri

Vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër.

Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.  Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mmjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga nesër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ky laborator do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 2 281 714  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 159 511

  • Azi: 366 753 raste të konfimuara- 14 289 vdekje
  • Afrikë : 21 057 raste të konfirmuara- 1 057vdekje
  • Amerikë: 867 056 raste të konfirmuara- 45 218 vdekje
  • Oqeania : 7 931 raste të konfirmuara- 88 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 366 753
Kina 83803
Turqia 82329
Iran 80868
India 15712
Izrael 13265
Korea e jugut 10661
Japonia 10361
Arabia Saudite 8274
Pakistan 7993
Emiratet e Bashkuara 6302
Indonesia 6248
Filipine 6087
Singapore 5992
Malajsia 5305
Katar 5008
Thailand 2733
Bangladesh 2144
Bahrain 1773
Kuvait 1752
Kazakhstan 1654
Uzbekistan 1495
Irak 1482
Oman 1180
Afghanistan 908
Liban 672
Kyrgyzstan 554
Jordania 413
Taivan 398
Palestine 313
Vietnam 276
Sri_Lanka 254
Brunei_Darussalam 137
Kamboxha 122
Mianmar 107
Siria 38
Maldives 35
Mongolia 31
Nepal 31
Laos 19
Timor_Leste 18
Bhutan 5
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 867 056
USA 735086
Brazil 36599
Canada 33341
Peru 14420
Chile 9730
Ekuador 9022
Mexico 7497
Republika Domenikane 4335
Panama 4273
Kolumbia 3621
Argentina 2828
Puerto_Rico 1118
Kuba 986
Kosta_Rika 655
Uruguai 588
Bolivia 520
Honduras 472
Guatemala 257
Venezuela 227
Paraguai 202
El_Salvador 190
Jamaika 173
Trinidad dhe Tobago 114
Aruba 96
Bermuda 86
Barbados 75
Sint_Maarten 64
Guyana 63
Ishujt Kajman 61
Bahamas 58
Ishujt Virgin 53
Haiti 44
Antigua_and_Barbuda 23
Belize 18
Dominica 16
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Saint_Kits dhe Nevis 14
Nikaragua 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Ishujt Malvinas 11
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 4
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Oqeania 7931
Australia 6586
Zelanda e re 1098
Polinezia Franceze 55
Guam 136
Kaledonia e re 18
Fixhi 17
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 7
Afrika 21 057
Afrika e jugut 3034
Egjypt 3032
Maroku 2685
Algeria 2535
Kameron 1016
Tunizia 866
Gana 834
Cote_dIvoire 801
Xhibuti 732
Niger 639
Burkina_Faso 565
Nigeria 542
Guinea 477
Senegal 350
Republika e Kongos 327
Mauritius 325
Kenia 262
Mali 216
Republika e Tanzanise 148
Ruanda 144
Kongo 143
Somalia 135
Madagaskar 117
Gabon 109
Etiopia 105
Togo 84
Liberia 81
Guinea Ekuadoriale 79
Sudan 66
Cape_Verde 58
Zambia 57
Uganda 55
Guinea_Bissau 50
Libia 49
Benin 37
Eritrea 35
Mozambique 35
Chad 33
Sierra_Leone 30
Zimbabwe 25
Angola 24
Eswatini 19
Malawi 17
Namibia 16
Botswana 15
Republika e Afrikes qendrore 12
Seychelles 11
Gambia 9
Mauritania 7
Burundi 6
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 263 493

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 19. 04. 2020

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 018 221 raste të konfirmuara
    • 98 852 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19prill 2020)
Europa 1 018 221
Spanja 191726
Itali 175925
Gjermani 139897
United_Kingdom 114217
France 111821
Belgjika 37183
Russia 36793
Hollanda 31589
Zvicra 27322
Portugalia 19685
Irlanda 14758
Austria 14662
Suedia 13822
Polonia 8742
Rumania 8418
Danimarka 7242
Norvegjia 6984
Çekia 6654
Serbia 5994
Ukraine 5449
Bjellorusia 4779
Finland 3681
Luxembourg 3537
Moldavia 2351
Greqia 2207
Hungaria 1916
Kroacia 1832
Islanda 1760
Estonia 1512
Azerbaijan 1373
Sllovenia 1317
Lithuania 1298
Armenia 1291
Bosnia_dhe_Herzegovina 1254
Macedonia e veriut 1170
Sllovakia 1089
Bullgaria 878
Qipro 761
Letonia 712
Andorra 704
Shqiperia 548
Kosova 510
San_Marino 455
Malta 426
Gjeorgjia 388
Mali I zi 307
Isle_of_Man 297
Jersey 245
Guernsey 239
Faroe_Islands 184
Gjibraltar 133
Monako 94
Liechtenstein 82
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 19.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 108 972 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 23 660 vdekje
  • 47 055 pacientë të shëruar
  • 2 635   pacientë në terapi intensive
  • 80 589  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 34497
Emilia Romanja 13552
Piemonte 14470
Veneto 10210
Toskana 6496
Liguria 3490
Marche 3182
Lazio 4321
Campania 3022
Trento 1971
Puglia 2786
Fruli 1337
Siçili 2202
Abruzzo 1987
Bolzano 1566
Umbria 436
Sardenja 864
Kalabria 844
Valle d’Aosta 562
Bazilikata 247
Molise 215

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.