Ministry of Health and Social Welfare
  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (19.06.2020) janë testuar 22806  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1838 raste të konfirmuara
  • 42 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1114 pacientë të shëruar
  • 682 numri i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 19. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 385 237 8
Elbasan 32 21 0
Fieri 87 55 5
Gjirokastër 1 0 0
Korça 28 18 0
Kukës 42 36 1
Lezhë 65 53 0
Shkodër 239 122 4
Tiranë 883 543 23
Vlorë 50 4 1
Total 1838 1114 42

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. 42 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 1820 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 6 masa administrative me gjobë në markete, bar kafe, restorante, furra buke, klinika dentare, parukeri etj,  në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Inspektorët shëndetësor po vijojnë punën në terren me zero tolerancë ndaj ccdo subjekti  dhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë që prej muajit Marsi, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

 

Në kuadër të marrëveshjes me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kanë mbërritur 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë sistemin shëndetësor, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. 

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

 

Gjithashtu pak ditë në parë 30 respiratorë të rinj ju shtuan kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 457 305 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 453 882
  • Azi:          1 748 847 raste të konfimuara

45 087 vdekje

  • Afrikë 275 621 raste të konfirmuara

7 401 vdekje

  • Amerikë: 4 170 615 raste të konfirmuara

215 737 vdekje

  • Oqeania : 8 885 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 748 847
India 380532
Iran 197647
Turqia 184031
Pakistan 165062
Arabia Saudite 145991
Bangladesh 102292
Kina 84494
Katar 84441
Emiratet e Bashkuara 43752
Indonesia 42762
Singapore 41473
Kuvait 38074
Filipine 27799
Afghanistan 27532
Oman 26818
Irak 25717
Bahrain 20430
Izrael 20036
Japonia 17740
Kazakhstan 16351
Korea e jugut 12306
Malajsia 8529
Nepal 7848
Uzbekistan 5855
Taxhikistan 5279
Thailand 3141
Kyrgyzstan 2789
Maldives 2137
Sri_Lanka 1947
Liban 1495
Jordania 1001
Jemen 906
Palestine 795
Taivan 446
Vietnam 342
Mianmar 286
Mongolia 204
Siria 187
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 129
Bhutan 67
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 170 615
USA 2191052
Brazil 978142
Peru 244388
Chile 225103
Mexico 165455
Canada 100209
Kolumbia 60217
Ekuador 49097
Argentina 35539
Republika Domenikane 24645
Panama 23351
Bolivia 21499
Guatemala 11868
Honduras 10739
Puerto_Rico 6111
Haiti 4916
El_Salvador 4200
Venezuela 3484
Kuba 2295
Nikaragua 2014
Kosta_Rika 1871
Paraguai 1330
Uruguai 850
Xhamaika 626
Suriname 277
Ishujt Kajman 193
Guyana 183
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 73
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Curaçao 23
Grenada 23
Belize 22
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 885
Australia 7391
Zelanda e re 1157
Polinezia Franceze 60
Guam 200
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 275 621
Afrika e jugut 83890
Egjypt 50437
Nigeria 18480
Gana 12929
Algeria 11385
Kameron 10638
Maroku 9074
Sudan 8020
Cote_dIvoire 6063
Senegal 5475
Republika e Kongos 5282
Guinea 4841
Xhibuti 4557
Gabon 4340
Kenia 4257
Etiopia 3954
Somalia 2719
Republika e Afrikes qendrore 2605
Mauritania 2223
Mali 1906
Sudani jugor 1813
Guinea_Bissau 1512
Zambia 1416
Madagaskar 1403
Guinea Ekuadoriale 1306
Sierra_Leone 1272
Tunizia 1132
Niger 1020
Burkina_Faso 899
Kongo 883
Chad 854
Cape_Verde 823
Uganda 741
Sao_Tome_and_Principe 688
Mozambique 662
Ruanda 646
Benin 597
Malawi 592
Eswatini 586
Togo 547
Liberia 542
Republika e Tanzanise 509
Libia 500
Zimbabwe 463
Mauritius 337
Komorros 210
Angola 155
Eritrea 142
Burundi 104
Botswana 79
Namibia 39
Gambia 36
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 6 204 664

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 19. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 252 641 raste të konfirmuara
    • 185 503 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 qershor 2020)
Europa 2 235 109
Russia 561091
United_Kingdom 300469
Spanja 245268
Itali 238159
Gjermani 188534
France 158641
Belgjika 60348
Bjellorusia 56657
Suedia 56043
Hollanda 49319
Portugalia 38089
Ukraine 34063
Zvicra 31117
Polonia 31015
Irlanda 25355
Rumania 23080
Armenia 18698
Austria 17155
Moldavia 13106
Serbia 12616
Danimarka 12344
Azerbaijan 11329
Çekia 10230
Norvegjia 8692
Finland 7117
Macedonia e veriut 4664
Luxembourg 4091
Hungaria 4081
Bullgaria 3674
Greqia 3227
Bosnia_dhe_Herzegovina 3174
Kroacia 2269
Estonia 1977
Shqiperia 1838
Islanda 1816
Lithuania 1784
Sllovakia 1562
Sllovenia 1511
Kosova 1486
Letonia 1108
Qipro 985
Gjeorgjia 895
Andorra 855
San_ Marino 696
Malta 663
Mali I zi 337
Isle_of_Man 336
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 19.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 21 543 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 561 vdekje
  • 181 907 pacientë të shëruar
  •     161  pacientë në terapi intensive
  • 18 750   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.